Zëvendës Ministri i Jashtëm i Turqisë, Metin Kulunk ka refuzuar për të rihap shkollën, Seminarin Grek Ortodoks, Halki Seminarin, deri sa Greqia të rihap Xhaminë Fethije në Athinë.
Nuk ka dyshim, Turqia nuk ka marrë një hap për të ri-hapur Halki Seminarin dhe ajo nuk do të marrë një hap derisa në Greqi, e cila nuk e mbajti premtimin e dhënë në Lozanë, për t’u hap Xhamia Fethiye në Athinë, tha Kulunk në një takim në Trakinë Perëndimore me Shoqatën e Solidaritetit Turk në Gjermani.
Turqia ka kërkuar rihapjen e xhamisë Fethije në Athinë, i vetmi kryeqytet evropian pa një xhami zyrtare, në këmbim për të rihapë një Shkollë Ortodokse Greke në Hejbeliada të Stambollit, e cila u mbyll në vitin 1971.
Duke e quajtur Greqinë një kishë shtet, një shtet kishë ai në pyetjen pse për një xhami në Athinë nuk ishte dhënë leje ndërsa shumë xhami, kisha, sinagoga qëndrojnë krah për krah në Stamboll.
Në tetor, ministri i Turqisë, Egemen Bagis tha se Turqia do të inkurajohet që të rihapë Seminarin Halki në Hejbeliada nëse Greqia ndërmerr hapa për të hapur një xhami në Athinë.
Greqia është vendi i shumë komuniteteve myslimane, ka myslimanë vendas dhe emigrant, por ajo refuzon të jap leje për ndërtimin e xhamive të reja.
Është një Komunitet i madh mysliman turk prej 150.000 banorësh, në provincës e Thrakisë Perëndimore pranë kufirit turk, të cilët janë ankuar se ata janë refuzuar për të ndërtuar xhami të reja, si dhe për rindërtimin e xhamive të vjetra nga periudha Osmane.
Ata janë refuzuar, gjithashtu, edhe pse kanë të drejt, për të zgjedhë përfaqësuesin e vet fetar në qeverinë greke.