Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] 25 mijë refugjatë të bllokuar në ishullin grek | |
- Qeveria e Greqisë dhe Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara kanë dërguar staf dhe anije shtesë për t’u marrë me rreth 25,000 migrantë, të bllokuar në ishullin Lesbos. Një qendër e shqyrtimit është vendosur edhe në një terren të braktisur futbolli për të ndihmuar migrantët që të arrijnë në Athinë. Një ministër grek ka thënë se Lesbos “është në prag të shpërthimit”. Ndërkohë, qindra migrantë kanë thyer kordonin e policisë në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe kanë nisur të ecin drejt Budapestit. Rreth 300 migrantë janë parë duke ecur përgjatë autostradës, të shoqëruar nga oficerët e policisë. Me rënien e errësirës, raportohet se migrantët kanë rënë dakord që të merren me autobusë dhe të dërgohen në një qendër pritjeje.:
| |
|