Një anije me më shumë se 200 emigrantë në bord është përmbysur në ishullin italian Lampedusa, thonë zyrtarët.
Rreth 50 persona kanë mbetur të vdekur pas një fatkeqësi të re me emigrant, ku një anije u përmbys në Kanalin e Sicilisë të premten, thanë burimet e mediave italiane .
Aksidenti vjen vetëm tetë ditë pas një fatkeqësie tjetër me emigrant pranë ishullit Lampedusa të Sicilisë , në të cilën më shumë se 300 njerëz u mbytën .
Agjencia e lajmeve Ansa raporton se rreth 50 njerëz kanë vdekur , në mesin e tyre gra dhe fëmijë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht .
Burimet në mesin e shpëtimtarëve thanë se rreth 200 njerëz janë shpëtuar deri më tani.
Lampedusa, e cila shtrihet 290 km (180 milje) në brigjet e Afrikës, është një nga destinacionet kryesore për anijet me emigrantë të drejtuar për në Europë.
Të paktën 339 persona u mbytën me3 tetor kur një anije që mbante emigrantë nga Eritrea dhe Somalia u mbyt në afërsi të ishullit Lampedusa, në jugperëndim të Sicilisë./mesazhi/