Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit për minatorët e bllokuar në minierë | |
- Departamenti i Fatkeqësive dhe Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) në Kryeministri ka njoftuar se ka dërguar "mjetin oktapod" i cili do të përshpejtojë në masë të madhe punimet për shkarkimin e ujërave të minierës, raporton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën e bërë nga Kryeministria theksohet se nën koordinimin e AFAD, ekipi prej 379 personash dhe të 62 mjeteve po zhvillon operacionin e kërkim-shpëtimit pa ndërprerë. Gjithashtu operacionet po ndiqen në vend që në orët e para të mëngjesit nga Kryetari i AFAD, Fuat Oktaj, Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz, Ministri i Komunikimit dhe Transportit, Lütfi Elvan, Ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, Faruk Çelik, Prefekti i Karaman Murat Koxha. Nga qendra lëvizëse e koordinimit të AFAD për drejtimin sa më efikas të njësive të shpëtimit dhe operacionin e ndërhyrjes ka njoftuar se në vendngjarje punimet janë duke vazhduar pa ndërprerje dhe ka dhënë këto detaje: "Në vendngjarje ku janë bllokuar minatorët janë dërguar gjeneratorë dhe motopompa për shkarkimin sa më të shpejtë të ujit. Gjithashtu edhe një mjet 'oktapod' i cili tërheq në minutë 8500 litra ujë. Mjete të cilët kanë aftësinë për të nxjerrë ujë nga 60 metra në gjendje që të thajnë ujin në 50 metra. Dje që nga momenti që ka ndodhur ngjarja në orën 19.00 janë shpëtuar 16 minatorë, dy prej tyre të plagosur. Po vazhdojnë operacionet akoma për shpëtimin e punëtorëve dhe për tërheqjen e ujërave". Gjithashtu në ekipet e operacioneve të kërkim-shpëtimit të AFAD kanë marrë pjesë 4 zhytës profesionistë, gjithashtu janë duke vazhduar operacionin edhe një ekip prej 379 personash, 2 avionë, 2 helikopterë, 21 ambulanca dhe 15 mjete të ekipit të kërkim-shpëtimit të AFAD dhe në total 62 mjete të tjera janë nën koorindimin e pandërprerë të AFAD. Gjithashtu në rajon një numër i shumtë motopompash, 3 pajisje portative ndriçimi, 10 çadra të mëdha, kuzhinë lëvizëse, fjetina lëvizëse, 700 batanije, janë ngritur 7 stacione bazë të telefonisë celulare dhe ushqime. /aa/:
| |
|