Mbi 400 mysliman ujgur janë nën hetime dhe mbi 100 të tjerë janë arrestuar në Kinë, nën akuzat për përhapjen e “propagandës fetare” në rrjetet online.
Agjensia Kineze e Lajmeve "Xinjiang" raportoi se në operacionet e zhvilluara ditët e fundit, 110 persona janë arrestuar dhe 164 janë paralajmërar për aktivitetin e tyre në internet.
Operacioni që po zhvillohet në krahinën veriperëndimore të Xinjiangut është mbajtur fshehtë nga mediat deri tani.
Xinjiang është krahinë kineze e populluar me mysliman ujgurë, një minoritet në Kinë që prej kohësh po përballet me persekutim nga shteti. /mesazhi/