Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Myslimanët Ujgur të qëndrueshëm përballë kufizimeve fetare | |
- Autoritetet kineze kanë imponuar kufizime ndaj myslimanëve ujgur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Regjimi ka ndaluar punonjësit qeveritarë dhe studentët nga agjërimi, duke bërë kështu përpjekje për të fshirë në mënyrë sistematike identitetin islam të rajonit. Autoritetet kineze kanë justifikuar ndalimin e agjërimit duke thënë se ai ka për qëllim për të mbrojtur shëndetin e studentëve, dhe kufizimet mbi praktikat fetare nga zyrtarët e qeverisë kanë për qëllim për të siguruar se shteti nuk ka mbështetjen e ndonjë besim të veçantë. Megjithatë në Kashgar, një provincë në Xinjiang (Turkestanin Lindor), muslimanët ujgurë thonë se kufizimet kanë dështuar. Sipas raportit të Al Jazeera, vendasit jo vetëm që po bëhen më të vëmendshëm ndaj të praktikave islame, por kanë gjetur mënyra për të lënë pas dore ligjet kineze që kufizojnë çdo gjë që lidhet me fenë, qoftë dhe leximi i Kur’anit të Shenjtë. Mysliamnët ujgur po përballen me persekutime të mëdha nga autoritetet kineze, duke favorizuar komunitetin Han. Provinca Xinjang është jashtëzakonisht e pasur me qymyr dhe pasuri te tjera natyrore, duke u bërë një nga qendrat ekonomike të vendit. /mesazhi/:
| |
|