Për shkak të dyshimeve nga konsumatorët, autoritetet e kontrollit të ushqimit kontrolluan shumë nga supermarketet dhe fastfoodet në angli dhe irlandë, dhe rezultatet dolën skandaloze. AND-ja e kalit dhe e derrit është gjetur në disa hamburgerë, duke shkaktuar shqetësime tek konsumatorët
Megjithatë, autoritet thanë se ato “nuk kishin asnjë rrezik për shëndetin”.
Hamburgerët ishin në shitje nga kompania ushqimore Tesco në Islandë,Britani të Madhe dhe Irlandë. Në Republikën e Irlandës ata ishin në shitje në dyqane Dunnes, Lidl dhe Aldi.
Reagime ka pasur edhe nga komuniteti musliman në Britani, të cilët janë të shqetësuar për shkak të prezencës së mishit të derrit në ushqime.
Një total prej 27 prodhimeve janë analizuar, dhe 10 % e tyre përmbajnë ADN të kalit dhe 23 % AND-në e derrit.
/mesazhi/