Kush është në linjë | 392 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 392 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet ditore Sun 31 Oct 2010 - 8:26 | |
| Moti i lig izolon Brezën, vdes 13-të vjeçarja Reshjet e shiut dhe rrugët e pakapërcyeshme kanë bllokuar shumë fshatra të Malësisë së Shkupit. Deri në komunën e Çuçer Sandevës rrugët janë të kalueshme, ndërsa disa kilometra më lartë vërehen vetëm gjurmët e kuajve dhe kamionëve të mëdhenj. Për të shkuar deri në fshatin Brezë ju duhet një kamion ose një kalë. Kjo është zgjidhja e vetme, përndryshe do të mbyteni në baltë. Që prej sezonit të shirave, banorët e këtij rajoni ndihen të izoluar dhe do të vazhdojnë të jenë kështu deri pas daljes së dimrit. Banorët ndihen të zhgënjyer nga pushteti qendror dhe ai lokal. Rruga për gjatë se 6 muaj, nga nëntori deri në prill, shndërrohet në masiv balte. Qytetarët mund të vijnë me vetura deri në pjesën e asfaltit, ndërsa rruga e dëmtuar duhet të ngjitet në këmbë. “Vështirë, sot unë po vij prej Shkupit, 3 deri 4 km duhet me ecë në këmbë.... Për këtë shtetin na që kemi ndodhë këtu në Maqedoni, që vijnë këtu veç për vota, po mos të dalin as për vota, neve le të na llogarisin që nuk jemi fare, çka po vijnë, mos të na numërojnë se jemi fare, po rijmë këtu si njerëz të egër në mal”, u shpreh Miftar Osmani, banorë i fshatit Brezë. Përveç kushteve mesjetare të jetesës, banorët e Brezës u ankuan për shërbimin shëndetësor. I sëmuri vdes ndër duar, qoftë edhe nga gripi sezonal, pasi nuk dërgohet në kohë në ambulanca apo spitalin më të afërt. “Neve kemi pasur raste kur të sëmurë këtu deri diku i kemi dërgua me kuaj dhe më pas në shpinë, në krahë dhe prej atje 2 orë rrugë e deri këtu ku ka asfalt dhe ka bë vaki njerëzit e vdekur i kemi sjell deri këtu”, tha Masllan Masllani , banorë i fshatit Brezë. Kryetari i komunës së Çuçer Sandevës, Jovan Pejkovski thotë se rruga do të rikonstruohet së shpejti, por nuk garantoi për mirëmbajtjen e saj. Sipas tij, janë vetë banorët lokalë si dhe Ndërmarrja ‘Pyjet e Maqedonisë’ që e shkatërrojnë rrugën duke mbingarkuar kamionët e tyre me dru për ngrohje. “Ne si komunë do të realizojmë premtimet, rrugët përsëri do të mbulohen me tampon, do të rrafshohen dhe do të nivelohen ... por nëse vazhdohet me mbingarkimin dhe keqpërdorimin siç po ndodh tani, si nga banorët lokal po ashtu edhe nga Ndërmarrja publike ‘Pyjet e Maqedonisë’, komuna nuk do të jetë në gjendje t’i mirëmbajë rrugët”, deklaroi Jovan Pejkovski, kryetar i komunës së Çuçer Sandevës. Edhe ekipi ynë i xhirimit nuk mbërriti dot deri në fshatin Brezë. Për këta banorë, ka filluar zyrtarisht periudha e izolimit. Valmir Kuçi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Hoda: Ali Ahmeti nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe Sun 31 Oct 2010 - 8:27 | |
| Ali Ahmeti, nuk ka qenë dhe nuk është bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete. Kështu vlerëson për Alsat-M përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Maqedoni, Besim Hoda. Sipas tij, njeriu i cili ishte organizatori kyç i një kryengritje të suksesshme në vitin 2001, njeriu që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete aq më shumë të atyre serbe. Hoda, thekson se kjo është një lojë e fëlliqur, pasojat e së cilës do të bien mbi popullatën e rëndomtë. “Unë personalisht nuk dua të dyshoj dhe nuk besoj se Ali Ahmeti mund të jetë një bashkëpunëtorë i hershëm i policisë ose i shërbimeve të sigurimit. Absolutisht se shqiptarët do të kishin pësuar dhe dhimbja e një organizimit aq të madh të shqiptarëve duke u nisur nga ajo se Ali Ahmeti ka qenë një nga organizatorët edhe të luftës së Kosovës por edhe bartës i proceseve, njeriu kyç, njeriu numër një i luftës në Maqedoni, proces i cili për gjithë ushtarët e UÇK-së dhe sakrificave që u dhanë, është procesi më mirë i organizuar dhe është procesi kur shqiptarët me një organizim arrijnë ta mposhtin palën tjetër”, deklaroi Besim Hoda, përfaqësues i OVL-UÇK, Maqedoni. Hoda, gisht në këtë proces sheh edhe tek qeveria aktuale dhe kryeministri Gruevski, i cili sipas tij mund të jetë iniciatori i këtyre problemeve. “Është zgjedhur koha dhe momenti më i keq për t’u bërë një gjë e tillë. Këto përçarje që ndodhin mes subjekteve politike, kjo është fund i një kacafytje të tillë ku dihet që uji do të shkoj në mulli të Gruevskit, konkretisht, i cili padyshim se është iniciator i gjithë këtyre problemeve por edhe i dosjeve”, u shpreh Besim Hoda, Përfaqësues i OVL-UÇK, Maqedoni. Ndryshe reth procesit të lustrimit dhe ‘Dosjeve’ ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK), duke i cilësuar ngjarjet e fundit në Maqedoni si tendencioze dhe të orientuara kundër shqiptarëve në përgjithësi. Kjo organizatë u ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoni, që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos merren me trillime të tilla, “sepse çdo gjë që nxit përçarjen dhe vëllavrasjen, shkon në dobi të armiqve tanë”, thuhet në reagimin OVL-UÇK-së së Kosovës. Bedri Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Qeveria në kuadër të ‘Ditës së Ideve’, hapi dyert për qytetarët Sun 31 Oct 2010 - 8:28 | |
| Për herë të tretë qytetarët patën mundësi të shpalosin idetë e tyre para anëtarëve të qeverisë së Gruevskit. Edhe kësaj radhe dominuan idetë nga sfera e arsimit, shëndetësisë, punës e politikës sociale, kulturës dhe sigurisë. Më tepër vizitor qeveria pati në mesin e pensionistëve, ndërsa të paktë ishin më të rinjtë. Disa qytetarë shfrytëzuan këtë mundësi që drejtpërsëdrejti kryeministrit Gruevski t’ia shpalosin problemet e tyre. “Propozova se duhet njëherë e përgjithmonë të sjellin të gjitha partitë politike një program afatgjatë për papunësinë dhe të gjithë ta mbrojnë atë. Mendoj se pozitivisht e pranuan”. “Kemi thënë për mungesën e librave që kanë nxënësit shqiptar për shkak se në shkollat e mesme profesionale të ekonomisë ekzistojnë libra të lëndëve profesionale dhe ato libra nëse ka mundësi qeveria apo ministria e arsimit të bëj përkthimin e tyre në gjuhën shqipe dhe të mësojmë edhe ne në gjuhën shqipe”. “Më vjen turp të them mirëpo nuk më pëlqen plani 2014, por më bindën se sërish është mirë që janë ndërtuar ato ndërtesa dhe se ka njerëz që janë kundër dhe pro”. “Ilaçet më të shtrenjta nuk janë në listën pozitive ndërsa ato të lirat janë në këtë listë. Me 10 mijë denarë çka do të paguajmë, nuk ka për asgjë dhe u pajtua me këtë ide dhe më tha se keni të drejtë”. Sipas zëdhënësit të qeverisë, numri i qytetarëve për të shpalos idetë e tyre është në rritje e sipër nga viti në vit, ndërsa vetëm për sot kishte të paraqitur mbi 250 qytetarë të interesuar. “Një pjesë e ideve që janë paraqitur në po këtë ditë të ideve vitin e kaluar veç më janë pjesë e programit të punës së ministrive dhe organeve të tyre. Këtu do të përmend idenë për ndihma juridike pa pagës, përforcimin e kritereve për zgjedhje dhe vlerësim të gjykatësve në bazë të treguesve matës të parashikuar me ndryshmet e reja në ligjin për gjykatat si dhe ide tjera për të cilat qeveria vlerëson se janë të dobishme”, deklaroi Martin Martinovski, zëdhënës i qeverisë. Idetë e paraqitura nga ana e qytetarëve, qeveria premton se do t’i shqyrtojnë muajin e ardhshëm. Gjyltene Rexhallari | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Oklahoma voton kundër Sheriatit Sun 31 Oct 2010 - 8:32 | |
| Njerëzit në Oklahoma ose janë në gjendje të parashikojnë të ardhmen apo janë kryekëput anti-musliman. Në javën e ardhshme në këtë shtet do të votohet nëse duhet apo jo të lejohen ligjet Islame (Sheriati), Mjaft çuditërisht Oklahoma nuk është ndonjë qendër e muslimanëve dhe ka vetëm 15.000 pasues, dhe as nuk ka njohuri të ndonjë ligji Sheriatik në tërë këtë shtet të madh të SHBA-ve. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Muhammed është emri më i shpeshtë në Angli e Skoci Sun 31 Oct 2010 - 8:34 | |
| Sipas shifrave zyrtare të publikuara të mërkurën, Muhammed është emri më i shpeshtë i djemve të lindur në Angli dhe Skoci në vitin 2009 Oliver udhëheq listën prej 10 emrave. Nëse merren parasysh edhe 12 ortografi nën të cilat paraqitet emri Muhammed, atëherë ky emër paraprin, me të ngjashëm si: Mohamed, Muhamed, Mohammad, Mohamed, Mohamad .. Sipas Këshillit britanik musliman, Britania e Madhe, e cila kryesisht është anglikane, ka më shumë se 2.5 milionë musliman nga një total prej 61 milionë banorë./islamgjakova/ | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet ditore | |
| |
| | | | Lajmet ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |