Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Erdoan Asadit: Kush bën, pëson Wed 8 Feb 2012 - 21:21 | |
| Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan tha: “Herët ose vonë do të jepet llogari për Humusin”.
Disa nga mesazhet e rëndësishme që dha Erdoan në fjalimin që mbajti në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij ishin këto:
"...Siria për ne nuk është një fqinj i çfarëdoshëm. Populli sirian po ashtu, nuk është një popull i çfarëdoshëm për ne. Në çdo metër katrorë të Sirisë shikoni gjurmët e historisë tonë të përbashkët. Populli sirian është popull vëlla. Kjo vëllazëri është e shkruar me gjak në histori. Nuk mund të heshtim përballë atyre që ndodhin në Siri. Nuk mund ti kthejmë shpinën popullit sirian...”.
“... Rruga që ndjek Kryetari i Shtetit të Sirisë, Bashar al-Asad nuk është rrugë e mirë. Ajo është një rrugë pa krye. I rekomandoj edhe një herë që të kthehet nga kjo rrugë pa u derdhur më shumë gjak, pa marrë më shumë jetë civilësh. I drejtohem edhe një here nga grupi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim: “Ej Bashar, men dakka dukka”, ej Basha kush bën pëson...”.
“... Ne bëjmë përpjekje për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të Siri. Jemi duke bërë përgatitjet për të nisur bashkëpunimit me vendet që do të rreshtohen pranë populloit sirian dhe jo regjimit të Sirisë. Do të vazhdojmë të përkrahim nismat e Lidhjes Arabe...”./trt/
| |
|