Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Ekspertët: Njohja e Palestines nga Suedia eshte gjest i paqes | |
- Njohja e Suedisë nga ana e Palestinës do t’i kontribuojë paqes midis Palestinës dhe Izraelit, thotë Thomas Sterner, Profesor i Ekonomisë së Mjedisit nga Universiteti i Gothenburg. "Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndikim të madh në marrëdhëniet tona me vendet e tjera europiane," tha ai, dhe shtoi: "Shpresojmë se ky do të jetë një kontribut për paqe në mes të Palestinës dhe Izraelit." Marrëdhëniet e Suedisë me vendet e tjera evropiane për çështjet ekonomike dhe të energjisë nuk do të ndikohen nga njohja e Palestinës si shtet sovran, thotë Valdur Lahtvee, drejtor në Institutin e Mjedisit në Qendrën Talin të Stokholmit. "Tregtia e energjisë suedeze është e lidhur kryesisht me vendet fqinje nordike, me të cilat Suedia ka marrëdhënie të gjata dhe të qëndrueshme, të cilat nuk do të preken nga njohja e Palestinës," tha Lahtvee. Ai gjithashtu ka thënë se Suedia ka qenë e njohur në BE si një lajmëtare globale e demokracisë, paqes dhe të drejtave të njeriut, dhe se hap i ndërmarrë nga qeveria e re suedeze nuk është befasi e madhe. Suedia, në përputhje me deklaratën e bërë një muaj më parë - njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, dhe u bë vendi i parë anëtar i BE-së qa bëri këtë gjest. Hungaria, Sllovakia dhe Polonia, përpara se të bashkoheshin me BE-në, e kishin njohur Palestinën. /mesazhi/ :
| |
|