Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Kroacia paralajmëron njohjen e Palestinës | |
- Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiç tha se Kroacia shkon drejt “gjurmëve” të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian që kanë për qëllim njohjen e Palestinës. Ajo gjithashtu paralajmëroi ndihmë për përkujdesjen ndaj ukrainasve të plagosur, njoftoi korrespondenti i Anadolu Agency (AA). Shtetet anëtare evropiane absolutisht shkojnë drejt njohjes së Palestinës, tha Vesna Pusiç. "Unë mendoj se këtë vendim së pari e mori Suedia. Vendimi do të zbatohet, siç jemi të informuar nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë të ministrit të tyre të jashtëm, jo me muaj, por me javë, sipas mendimit të saj," deklaroi Pusiç dhe citoi deklaratën e Ministres suedeze, qëndrimi i së cilës është se njohja e Palestinës do të ndodhë, por se nevojitet pak kohë. "Kroacia gjithashtu shkon në këtë drejtim", tha Pusiç, duke shtuar se vendimi për njohjen e Palestinës kërkon koordinim në mes shteteve anëtare të BE-së. Vesna Pusiç tha se Kroacia gjithashtu ka aftësinë për të pranuar të plagosurit nga Ukraina, duke pasur parasysh se vinë dhjetë persona. "Vijnë njerëz të cilët janë plagosur. Kjo është forma jonë e ndihmës për palën ukrainase në këtë konflikt. Mendoj se bëhet fjalë për ushtarë, por nuk ka rëndësi. Ne jemi një vend që ka përjetuar një luftë dramatike dhe mendoj se ne mund ta kuptojmë se si ndihen njerëzit në situata të tilla", tha Vesna Pusiç.:
| |
|