LONDËR (AA) - Parlamenti britanik sot do të votojë propozimin për njohjen e shtetit palestinez, raporton Anadolu
Agency (AA).
Parlamenti do të mblidhet sot në orën 15.30 me orën lokale për të shqyrtuar propozimin në lidhje me "Njohjen e shtetit Palestinez nga Qeveria". Në bisedime të cilat pritet të vazhdojnë për rreth 6 orë do të diskutohet e ardhmja dhe konflikti në Lindjen e Mesme.
Brenda të njëjtës ditë pritet për tu vlerësuar propozimi i përgatitur nga përfaqësuesi i Partisë së Punës dhe Presidenti i Grupit të Miqve të Palestinës, Grahame Morris, me titull: “Parlamenti, gjithashtu beson se është e nevojshme që qeveria krahas shtetit të Izraelit, duhet të njohë edhe shtetin e Palestinës".
Në Mbretërinë e Bashkuar, shtetet nuk i njeh parlamenti, por qeveria ndaj ky votim nuk do të jetë përfundimtar, por në rast se vendimi jepet në favor të njohjes së Palestinës kjo do të pasqyrojë vullnetin e parlamentit dhe do të sforcojë qeverinë të njohë Palestinën.
Përgjegjësja për Besimin dhe Komunitetet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Baronesha Warsi për shkak të politikës së qeverisë për Gazën kishte dhënë dorëheqjen këtë verë. Warsi në një intervistë për gazetën The Observer në lidhje me votimin e sotshëm i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë për njohjen e Palestinës. Warsi theksoi se negociatat për zgjidhjen e problemit në Lindjen së Mesme kanë ndaluar prandaj votimi vendimi pro i njohjes nga parlamenti britanik do të mundësojë rifillimin e këtij procesi.
Suedia vendosi të njohë Palestinën në fillim të këtij muaji. Më shumë se 130 vende të botës e njohin Palestinën si shtet të pavarur.