Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Pronari i çdo gjëje Sun 25 Dec 2011 - 13:50 | |
| Ahmeti kishte një fermë të madhe dhe të bukur.Kur mërzitej nga atmosfera e rënduar e qytetit,shkonte në fermë.Ai merrej me vreshtat dhe këtë e bënte me shumë dëshirë.Ai kishte edhe një djalë të mirë dhe të dashur, i cili vazhdimisht i bënte pyetje.
Babi, kush e ka këtë shtëpi? Allahu, por na e ka lënë ne në përdorim.
Po makinën, Allahu na e ka dhënë?. Po, biri im! Allahu na e ka dhënë edhe makinën që ne ta përdorim për punët tona dhe ta falënderojmë Atë.
Po biri im,Allahu është pronari i vërtetë i çdo gjëje.Ai u jep çdo gjë njerëzve. Hëëë....,tani e kuptova. Një ditë, kur Ahmeti po merrej me vreshtat, pa se bistakët e rrushit ishin copëtuar dhe shpërndarë gjithkund.Për këtë arsye u nevrikos shumë. -Nëse e kap atë që e ka bërë këtë, do t`ia rregulloj unë qejfin!
Nuk ishte e vështirë t`i gjejë fajtorët, sepse pak më tutje ndodheshin dy breshka mistrece që vazhdonin të shkatërronin bistakët e rrushit.
Ah, more, mistrece...! Pse po e shkatërroni vreshtin?
Ahmeti i dënoi breshkat duke i kthyer me kuriz.Por nëse qëndronin ashtu, do të ngordhnin për dy ditë.Këtë gjë e pa edhe djali i tij. Prandaj ai deshi t`ia shpjegonte se ç`do të ndodhte me breshkat. Ato e merituan atë dënim!
Kaluan pesë ditë dhe kur djali po hante disa veshë rrushi, e pyeti babain e tij:
Babai, kush e ka këtë vreshtë? Allahu i ka, biri im! Ai na i ka dhënë që ta hamë, ta falënderojmë Atë dhe t`i japim atyre që nuk kanë. Mirë babi, po ato breshkat që i ktheve me kuriz të Allahut janë?
Ahmeti për një çast heshti.E kuptoi q0δ kishte bërë gabim dhe për këtë ndihej i penduar. U ngrit dhe shkoi në fermë. "Nëse breshkat kanë ngordhur të paktën t`i varrosë..." mendoi ai me vete.
Kur shkoi pranë breshkave pa një zog që po fluturonte sipër tyre. Ahmeti mendoi se zogu po hante breshkat e ngordhura dhe ndjeu veten në siklet.Por ç`të shihte!...
Breshkat nuk kishin ngordhur.Zogu që fluturonte sipër tyre, mblidhte kokrra rrushi dhe i hidhte në gojën e breshkave .Zogu ushqente breshkat, si një nënë që ushqen fëmijët e saj.
Kur breshkat e panë Ahmetin, u frikësuan....Menjëherë futën kokat brenda në zhguall. Ahmetit i erdhi turp dhe menjëherë i ktheu breshkat për së mbari.Pastaj tha: "O Allah! Të lutem më fal....!"
Kur u kthye në shtëpi, Ahmeti i tha djali që e priste me podrum:
Po biri im, edhe breshkat janë të Allahut! Allahu është Ai që ka krijuar çdo gjallesë. Ai i ruan dhe i furnizon ato....
| |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Pronari i çdo gjëje Sun 25 Dec 2011 - 15:48 | |
| Allahu ju shperblefte per kte tregimi te bukur ...E inshalla prinderit ton jan prej atyre qe pervec ksulkuqes t'ju tregoj femijeve edhe tregime fetare ...se jan me te vertete shume me te bukura se sa ato qe i trillon shkenca shoqerore | |
|