Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Tregim islam] Kush është pronari i kësaj feje? | |
Një musliman, siç është publikuar në revistën el-Bushra, kishte marrë me qira një shtëpi. Gruaja e pronarit të shtëpive që lëshoheshin me qira, e që nuk ishte muslimane, kishte shkuar një ditë tek ai dhe me habi i thoshte:
- O biri im, ne kemi pasur kaq shumë qiramarrës, por nuk ka ndodhur kurrë që ndonjëri prej tyre ta mbante shtëpinë kaq pastër siç po e mban ti, të lutem më trego përse e bën këtë?! Çfarë të shtyn?! Çfarë të motivon?!
Atëherë muslimani filloi t’i përgjigjej:
- Unë e mbaj pastër kështu ngase feja jonë është fe e pastërtisë, bukurisë, fe e largimit të papastërtive, fe e bamirësisë ndaj fqinjëve, fe e besnikërisë ndaj qiradhënësit, kështu që unë kujdesem për shtëpinë, e rregulloj, pastroj dhe mirëmbaj në vazhdimësi!
Kur gruaja dëgjoi këto fjalë, iu drejtua muslimanit:
- Atëherë, të lutem, më fol për këtë fe, çfarë feje është ajo, kush është pronari, themeluesi i saj, më fol për mësimet e saj!
Pastërtia dhe mirëmbajtja e shtëpisë ishin shkak që kjo grua bashkë me burrin e saj të pranojnë Islamin.
Përshtati në shqip: Sedat Islami | |
|