Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Disa fjalë të urta,tregime dhe ngjarje nga Hasan Basriu Tue 10 Jan 2012 - 21:39 | |
| Ai thoshte:“Unë kam arritur rreth shtatëdhjetë sahabë që kanë marrë pjesë në luftën e Bedrit.Asnjëherë nuk kam parë që këta të vishnin dicka tjetër përvec leshit.” Përsëri thoshte: Atij që vesh rroba të bardha për modesti,Allahu ia shton dritën e largpamësisë,por nëse I vesh për shtirje dhe mburrje , e hedn në xhehennem.” Duke e krahasuar brezin e mëvonshëm me sahabët thoshte: “Sikur t`I shihnit ata, do t`I pandehnit të cmendur.Sikur ata të shikonit të mirat tuaja, do të thoshin: “Këta janë njerëz që nuk kanë pjesë nga e mira dhe mirësia”. Ndërsa pot ë shikonin të këqijat tuaja, do të pyesnin: “Edhe këta janë muslimanë?” Nuk është parë asnjë njeri që të gjejë ahiretin duke kërkuar këtë botë,por ka shumë prej tyre që e kanë gjetur këtë botë, duke kërkuar ahiretin.Kjo botë është vendi I punës.Ai që e shoqëron atë pa e dashur dhe heq dorë prej saj,arrin kënaqësinë nga kjo shoqëri dhe përfiton. Por ai që e shoqëron duke e dashur, bëhet fatkeq.. Një ditë,Malik bin Dinari pyet Hasan Basriun: -Cili është,ndëshkimi më I rëndë në këtë botë? -Është vdekja e zemrës së njeriut. -Përse vdes zemra? Hsan Basriu iu përgjigj: -Përshkak se do këtë botë. Sepse ai që e nderon interesin e kësaj bote, bie në poshtërim.Sado që të jetë e madhe,përsëri e përkohshmja nuk është e barabartë me të përhershmen. Ai gjithashtu thotë: “Vesvesi që vjen në zemër është nga shejtani.Nëse dicka dëshirohet vazhdimisht, ajo vjen nga vetja.Mënyra për të shpëtuar nga këto dëshira,është praktikimi I rrugës së rijazetit me agjërim dhe namaz.” Hasan Basriu dhe njeriu I zi Në Abadan ishte një njeri I zi, I cili jetonte në gërmadha.Një ditë, mora disa gjëra nga pazari dhe shkoa ta vizitoja.Ai më pyeti: -Cfarë janë këto? -Unë I thashë: -Disa gjëra për të cilat mund të kesh nevojë.Pa thënë asgjë, me dorën e tij më tregoi murin dhe qeshi.Befas pashë, por cfarë të shikoja, muret e atyre gërmadhave ishin komplet flori.U pendova për atë që bëra, menjëherë I lashë ato që kasha sjellë dhe u largova me ndikimin e asaj madhështie. Ai ishte I devotshëm.Gjithmonë thoshte: “Një grimcë e devotshmërisë së sinqertë, është më e mirë se mijëra rekate namaz.” Një ditë në Mekkë, pa njërin prej fëmijëve të Hazreti Aliut, I cili po mbante vezë duke u mbështetur në murin e qabes dhe e pyeti: -Cila është baza e fesë? -Devotshmëria -Cila është shkatërrimi I fesë? -Tamahu! Hasan Basriu u kënaq shumë nga kjo përgjigje dhe u bë njeri I devotshëm.Për devotshmërinë thoshte kështu: “Devotshmëria ka tri shkallë: E para: I devotshmi thotë vetëm të drejtën edhe kur është I zemëruar edhe kur është I qetë. E dyta: I mbron gjymtyrët e tij nga sjelljet që I hapin rrugë zemërimit të Allahut. E treat: Synon cështjet prej të cilave Allahu është I kënaqur.” Dy ëndrat e cuditshme të Hasan Basriut Një herë, hyri në një xhami për të falur namazin e akshamit.Namazin po e falte Habib Axhemi.Ngaqë Habib Axhemi nuk ishte Arab, ai nuk efali namazin pas tij, duke u shqetësuar se mos bënte ndonjë gabim në leximin e Kur`anit.Atë natë në ëndër iu tha: “Përse nuk u fale pas tij? Sikur të ishe falur, do të të faleshin të gjitha mëkatet që ke bërë deri në atë cast.” Një herë, u detirua të dëgjonte një përgojim në kuvendin ku prezentonte.Gjërat që pa atë natë në ëndërr, I tregon kështu: “Një njeri I cili kishte një pjatë në dorë, u afrua te unë.Në pjatë kishte mish derri.Më urdhëroi që të hajë nga ai. I thashë: “Ai është mish derri dhe nuk mund ta ha”. Duke insistuar që ta haja, ma hapi nofullën dhe më futi me zor një kafshatë në gojë.Unë kasha frikë që ta nxirrja mishin nga goja dhe, po ashtu, kasha neveri ta gëlltisja.Në këtë gjendje u zgjova. Këtë erë e kam ndjerë tridhjetë ditë e tridhjetë net në cdo gjë që kam ngrënë dhe kam pirë.” Edhe pse e dinte se ndëshkimi shpirtëror I imponimit të dëgjuar përgojimin, qoftë edhe pa dashje është shumë I rëndë, ansjëherë nuk zemërohej me ata që e përgojonin.Një ditë, dikush I tha: -Filani të ka përgojuar Ai I dërgoi një pjatë ëmbëlsirë përgojuesit dhe I tha: -Dëgjova se më ke dhuruar të mirat e tua.Edhe unë pot ë dhuroj këtë si kundërvlerë. Ata që e shikonin, kujtonin se mos I kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi, përshkak të brengosjes që kishte në aparencë.Ai shprehej: “Besimtarët zgjohen të shqetësuar dhe ngrysen të shqetësuar ndërmjet dy frikëve.Njëra është një mëkat I kaluar, I cili nuk dihet se di pritet nga Allahu.Ndërsa tjetra është një jetë,përgjatë së cilës nuk dihet se me cfarë rreziqesh do të përballesh.” “Ai që e di se në fund do të vdes, që beson se do të ngrihet në kiamet dhe që është I bindur se, kur të ringjallet do të dalë në audiencën e Allahut, duhet të jetojë me brengosjen dhe shqetësim.” Sipas konceptit të tij në frikërespekt ndaj Allahut,zemra ka nevojë për një frikë të përhershme. Ai frikësohej aq shumë nga zjarri I xhehennemit saqë pandehte se xhehenemi është krijuar vetëm për të.Kështu,kur dëgjoi hadithin fisnik, I cili thotë:Njeriu I fundit që do të dalë nga xhehennemi,është një person I cili quhet Hunad”, qau dhe tha: “Ah sikur të isha unë Hunadi, sepse qoft edhe në fund, ai ka një siguri se do të dalë nga xhehenemi.Ndërsa ne nuk e kemi një siguri të tillë.” Ai thotë: “Nëse lexon Kuran dhe I beson atij, le të keshë shumë brengosje e shumë frikë në këtë botë.Po astu, qau shumë.” Atyre që thoshnin se I trembte njerëzit me fjalë të tilla, u përgjigjej kështu: “Të frikohesh derisa të arrish sigurinë, ëhstë më mirë se të frikësohesh pasi të arish sigurinë.” Një bedevil e pyeti se cdo të thotë sabër.Ai u përgjigj: Një bedevil e pyeti se cdo të thotë sabër.Ai iu përgjigj: -Sabri është dy llojesh: njëri është durimi ndaj belave e fatkeqësive dhe tjetri është durimi ndaj ndalesave hynore. Kur bedeviu I tha: -Unë nuk kam parë njeri më asket se ti. Hasan Basriu iu përgjigj: -Asketizmi im ëhstë plotësisht dëshirë.Durimi im është plotësisht qarje. -Cdo të thotë kjo? A mund të ma shpjegosh pak?Më është ngatërruar koka fare. -Durimi im në fatkeqësi e bindje, shpreh frikën time ndaj zjarrit të xhehenemit.Cfarë mund të jetë tjetër kjo, përvecse qarje? Ndërsa fakti që unë jam asket dhe nënvlerësues ndaj kësaj bote, cfarë mund të jetë tjetër përvecse dëshira ime për ahiretin? Lum për atë që duron vetëm për Allahun e njo për faktin se shqetësoet për xhennetin dhe xhehennemin!” Ai totë: “Ëmbëlsinë shpirtërore kërkojeni në këto tri gjëra: Në namaz, në dhikër dhe në lëximin e Kur`anit.Lum për ju, nëse e gjeni.Nëse nuk e gjeni, dijeni se ju është mbyllur dera e veprës, e ëmbëlsisë shpirtërore, për shkak të ashpërsisë së zemrës.” Kur I thanë: -O shejhu ynë I nderuar! Zemra po na fle.Ju lutemi na qortoni. Ai u tha: -Ah sikur të flinte zemra juaj, sepse është shumë lehtë që të zgjosh atë që fle.Por zemra juaj është e vdekur,sepse u bënë shumë kohë që përpiqem ta vë në lëvizje,por nuk ia dal dot mbanë. Në vitin 110 hixhri (728 p.e.s), kur ndërroi jetë, xhenazeja iu fal nga një kallaballëk I madh në vendin e tij,Basra.Madje, sipas një transmetimi, kur ai ndërroi jetë,disa miq të Allahut kanë parë se janë hapur dyert e qiellit dhe kanë dëgjuar një thirrës që thërriste kështu: “Hasan Basriu ndërroi jetë, kur Allahu ishte I kënaqur prej tij” | |
|