islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 23 Mar 2023 - 1:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 23 Mar 2023 - 1:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 22 Mar 2023 - 22:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 22 Mar 2023 - 22:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 22 Mar 2023 - 22:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 22 Mar 2023 - 22:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 6 Feb 2023 - 21:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 6 Feb 2023 - 21:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 6 Feb 2023 - 21:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 24 Nov 2022 - 0:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 24 Nov 2022 - 0:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 24 Nov 2022 - 0:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 29 Sep 2022 - 16:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 29 Sep 2022 - 16:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 29 Sep 2022 - 16:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 27 Jul 2022 - 18:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 27 Jul 2022 - 17:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 27 Jul 2022 - 17:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 27 Jul 2022 - 17:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 27 Jul 2022 - 17:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyWed 27 Jul 2022 - 17:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyTue 28 Jun 2022 - 8:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 27 Jun 2022 - 22:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 27 Jun 2022 - 22:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 27 Jun 2022 - 22:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 27 Jun 2022 - 22:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 27 Jun 2022 - 22:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 27 Jun 2022 - 21:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 27 Jun 2022 - 21:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 23 Jun 2022 - 23:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 23 Jun 2022 - 23:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 23 Jun 2022 - 23:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 23 Jun 2022 - 23:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyThu 23 Jun 2022 - 23:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyTue 21 Jun 2022 - 18:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyTue 21 Jun 2022 - 17:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 20 Jun 2022 - 14:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 20 Jun 2022 - 14:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptySat 18 Jun 2022 - 18:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
311 përdorues në linjë: 1 anëtar 0 të fshehur 310 vizitorë :: 2 Bots

Bona

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 8:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty96%HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty0%HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty0%HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty0%HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty1%HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty2%HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
aksa
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
aksa


Numri i postimeve : 492
Data e regjistrimit : 13/04/2010
Mosha : 49
Nacionaliteti-Sheti : Suisse - Kosova

HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Empty
MesazhTitulli: HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI   HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI EmptyMon 23 Jan 2012 - 14:07

HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI






HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI Koci
"Ne gjuhën fetare ky lloj njeriu si Hafiz Sabriu quhet "Muxhahid", d.m.th. një njeri që shkrin veten per hir të Zotit. Është me të vërtetë një nder qe ndodhet ne mesin tonë një misionar i tillë, që nuk kurseu as jetën per ruajtjen e shtrirjen e normave morale Islame, të luftuara aq egersisht nga diktatura e shtetit te pare ateist ne botë. Ne e falenderojmë per këtë, por shpërblimi i tij do të jetë te Zoti për shërbimin që i ka berë fesë lslame".
Imam Velibi Ismaili
Haxhi Hafiz Sabri Koçi lindi më 14 maj të vitit 1921 në fshatin Orenjë të Librazhdit. Babai i tij ishte larguar në kurbet, në Selanik për të përballuar jetën e rëndë. Pa u mb'ushur ende viti i gëzimit të djalit, erdhi lajml i kobshëm. Idrizi kishte vdekur. Sabriu mbeti jetim.
Kështu filloi njëjetë plot vuajtje për nusen e re. Nënë Zenja mposhti dhimbjen dhe u bë për djalin e vogël jo vetëm nënë e dhëmbshur, por edhe babë, iu përkushtua rritjes dhe edukimit të të birit.
E qe kjo edukatë e një nëne shqiptare, që diti të kombinojë drejt përkëdhelitë e kujdesin për mirërritjen e djalit me detyrën për t'i dhënë atij një drejtim në jetë, duke e stërvitur në të gjitha punët për kapërcimin e vështirësive. Falë kësaj edukate, Sabriu i vogël përballoi travajet e jetës.
Vdekja e babait e bëri që në fëmijëri të hershme të hyjë shpejt në jetë, të mësojë e të përballojë vetë vështirësitë e t'i zgjidhë ato mbarë e mirë, si e lyp e drejta e zakoni i mirë e mësimet fillestare të fesë islame që kishte marrë në shtëpinë e vet, e shquar për tradita fetare.
Një zotëri nga Shkodra, Kryetari i Komunës, Adem Kastrati, duke e parë zgjuarsinë e Sabriut të vogël 10 vjeç, ia mbushi mëndjen nënës Zenjë dhe kushërinjve që ta dërgonte në Shkodër për të mësuar. Dhe kështu i vetëm, në vitin 1932 filloi njëjetë plot sakrifica e vështirësi, jeta e shkollës dhe jeta e punës. Djaloshi i vogël me sjelljen e tij, me devotshmërinë e tij, me përkushtim e mënçuri, fitoi shpejt respektin e të gjithëve, e posaçërisht të mësuesit të besimit, Hafiz Muhamedit, i cili îshte edhe muezin në xhaminë e Rusit të Vogël. Hafiz Muhamedi, duke admiruar zërin e tij aq të bukur e leionte të kryente ndonjëherë detyrën e muezinit. Pasi mori mësimet fillestare të fesë, Hafiz Muhamed Kastrati duke parë përparimin e shpejtë të Sabriut në mësime dhe zellin e përpjekjet e tij, u interesua te myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi, që ai ta pranonte si nxënës të vetin (telebe). Kështu me ndihmën e pakursyer të Haxhi Muhamed Bekteshit, i cili e trajton si fémijën e vet, Sabriu i përkushtohet plotësisht studimeve. Për këtë kohë H. Sabriu thotë: "Me sa mbaj mend unë, kah fundi i vitit tridhjetë Shkodra kishte arritur një zhvillim të madh të fesë ... Në fakt ishte ashtu siç i thonë arabët: "Mehdul el ilmi", djepi i diturisë dh e i kulturës Islame".1
Duke folur për punën e mirë që bëhej në Shkodër për përgatitjen e kuadrove të rinj për fenë Islame, H. Sabriu shkruan: " ... janë përgatitur kuadro me njohuri të larta fetare, saqë mund të krahasoheshin me ato që vinin nga tokat arabe".2
Shumicën dërmuese të lëndëve i mësoi tek H.Muhaniet Bekteshi, ndërsa disa prej tyre, si specialitete të veçaiita, si: psh. ligj in mbi trashëgiminë dhe Kiraetin (ilustrimin e Kur'anit) e mësoi te Hafiz Sabri Beg Bushati3, ndërsa tefsirin e mësoi tek Sheh Qazim Hoxha në periudhën që ishte në Shkodër.4
Mbas 15 vjet punë këmbëngulëse, më në fund arrin të marrë diplomën (ixhazetin) nga Hafiz Muhamed Bekteshi. E përkthyer në gjuhën shqipe, diploma (ixhazeti) ka këtë përmbajtje:
"Kjo është formula e diplomës sime me të cilën vëllain tim Për Zotin, Zotninë tonë Sabri Idriz Koçi, i cili është i pajisun me të gjitha cilësitë e nalta Islame dhe i plotësoi shkëlqyeshëm të gjitha mësimet teologjike të mbështetuna në Kur'anin e Madhnueshëm dhe në Hadithet e Hazreti Muhammedit a.s. të mbështetuna edhe në arsyet mendore filozofike dhe unë nevojtar i varfér tek mëshira e të Madhit ZOT, i quajtur Muhamed Mahmud Beqir Shkodrani (Begteshi).
Hixhri. Data e diplomimit, muaji Rebiul-evel, ditën e enjte 1370
Muhaniet Teufik
Nga përmbajti a e ixhazetit (diplomës) dhe nga e gjithë puna për përgatitjen e Hafiz Sabriut nxjerrim këto përfundime:
- Diploma jep dy vlerësime themelore:
Së pari: vlerësohet studenti për formimin e tij moralo-fetar. Pajisja e tij me virtytet dhe cîlësitë islame është në themel të vlerësimit.
Së dyti, theksohet se studenti i ka përvetësuar shkëlqyeshëm të gjitha mësimet teologjike.
Mësimet teologjike'sipas diplomës mbështeten në këto burime kryesore:
1 - Në Kur'anin e Madhërueshëm
2. Në hadithet e Hazreti Muhammedit a.s
3. Në arsyet (shkencat) mendore-filozofike
4. Te përvoja dhe dituria e Profesorit (te unë nevojtar i varfër i mëshirës së të Madhit Zot, i quajtur Muhamed Mahmud Beqir Shkodrani (Bekteshi)
- Mësimi zhvillohej individualisht-. Studenti në bazë të një pune të detajuar ishte i detyruar të studionte dhe të ballafaqohej me mësuesin rregullisht në seanca mësimore, që kishin karakter instruktimi, transmetim njohurish, kontroll dhe verifikim aftësish dhe shprehish.
Një vëmendje e veçantë i kushtohej zotërimittë gjuhës arabe, gramatikës dhe sintaksës së saj, që shërbente si bazë për mësimin e Kur'anit, ilustrimin dhe komentimin e tij. Por, duke marrë parasysh se shtrohej detyra e mësimit të Kur'anit përmendësh, për atë që dëshironte të fitonte titullin "Hafiz", vështirësitë shtoheshin, aq më tepër duke marrë parasysh kërkesat e larta që kishte Myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi.
- Mësimi zhvillohej i pandarë nga praktikat fetare, praiidaj studentët që herët fillonin punën si mësues për nxënësit fillestarë, shërbenin si muezinë ose kryenin dhe detyrën e imamit në xhamitë që kishin nevojë.
- Gjatë seancave mësimore studentët nxiteshin që të kërkonin literaturën burimore tek studiuesit më në zë, nxiteshin të lexonin, të gjurmonin, të kërkonin diturinë tek dijetarët më të shquar dhe në librat më të zgjedhur.
Gjithashtu studentët gjatë praktikës nëpër xhami nxiteshin që të kërkonin ndihmën e dijetarëve më kompetentë. Kështu psh, shkon për t'u këshilluar me profesorin e nderuar, Hafiz Ibrahim Kaduku.5 Tek ai gj eti nj ë pritj e të veçantë. Profesori jo vetëm i dha shpjegimet e duhura, por i dha edhe libra për të studiuar.
Roli i kësaj përgatitjeje solide duket fare qartë edhe sot në ni-velin e lartë të ligjëratave, në lehtësinë për të cituar ajetet e Kur'anit të madhërueshëm, të haditheve të Profetit a.s. apo të poetëve më të shquar të botës Islame, në komentet dhe argumenter bindëse, në aftësitë për t'u orientuar në problemet që shtron jeta sot. Bagazhi i njohurive të fituara në 15 vjet studimjanë ato themele të shëndosha të hedhura në rini, që formuan tek Hafiz Sabriu një personalitet të plotë në lëmin e shkencave fetare Islame.
Pas vitit 1939 emërohet imam në një lagje të vjetër të qytetit të Shkodrës, rrëzë kështjellës "Rozafat", në Luguçesme, pastaj në Xhaminë e Bardhë e më vonë në lagjen Dudas. Ai me këmbëngulje u afrua me popullin, u njoh shpejt me burrat e nderuar besimtarë të lagjes, zuri miqësi me ta, përpak kohë ia ndryshoi gjendjen xhamisë, e zbukuroi atë.
Në vitin 1952 emërohet imam në Xhaminë e Rusit të vogël. Në pak kohë ndryshoi pamja e xhamisë.
Hafiz Sabriu plot përkushtim, me përgatitje të lartë fetare, me argumente bindëse, duke rrokur probleme që shqetësonin besimtarët, me fjalën e thjeshtë, por të zjarrtë shtonte radhët e besimtarëve, gjithnjë e më shumë të rinj vinin në xhami e ndiqnin ritet fetare, gjë që binte në kundërshtim të hapur me ideologjinë komuniste, me propagandën e Partisë. Dhe kundërshtimet e goditjet nuk vonuan.
Lidhur me këtë Hafiz Sabriu kujton: "Sekretari i Parë i PPSH për rrethin e Shkodrës në atë kohë, me paturpësi vjen e futet në xhami brenda dhe ma nxjerr rininë përjashta, ndërsa Kryetari i degës më bën presione nga më të ndryshmet duke më thënë: "Ti je me reaksionari i të gjlthë klerikëve, pasi po na e helmon rininë, po ju jep opium, më thotë se duhet të zhvishesha nga petku fetar. Në asnjë mënyrë nuk mund të pranoja diçka të tillë dhe të tërhiqesha nga ajo rruge që kisha nisur qysh në fëmijëri."6
Për ta larguar nga besimtarët e shumtë të Rusit, e transferojnë në xhaminë Plakë, një xhanii shumë e njohur, por e vjetër. Nuk ishte lokali ai që i tërhiqte besimtarët.
E meremetoi atë, atje ku as ibrik nuk kishte, futi ujin brenda dhe e pajisi për bukuri.
Një besimtar kujton: "Një ditë kishte kaq shumë pjesëmarrje, sa shumë njerëz mbetën jashtë, njëri hoqi xhamin e dritares, që të dëgjonin besimtarët përreth".7
Duke parë popultaritetin në rritje të Hafiz Sabriut, organet shtetërore ndërhyjnë dhe e transferojnë në Krujë, gjoja duke e graduar nën/Myfti.
Për ta larguar nga besimtarët, që e ndiqnin kudo, me Dekretin Nr.534, në bazë të vendimit Nr. 55, dt. 23.5.1956 e transferojnë përsëri duke e emëruar Myfti në Kavajë, ku gjeti një mbështetje shumë të ngrohtë nga besimtarët.
Pavarësisht nga vështirësitë e pengesat e shumta, në Kavajë Hafiz Sabriu iu përkushtua detyrës me zell të pashoq. U zmadhua xhamia e Ali Hajdarit, kurse në fshatrat përreth u ngritën 15 xhami të reja. Në të gjitha përurimet Hafiz Sabriu merrte pjesë. Veprimtaria ishte shumë e madhe në atë periudhë, në të cilën sa vinte e shtohej lufta e pushtetit dhe e organeve të sigurimit kundër fesë.
Lidhur me veprimtarinë e Hafiz Sabriut në Kavajë po citojmë pjesë nga kujtiniet e qytetarëve kavajas.
Haxhi Xhafer Shkodra thotë: "Që në fillim më bëri përshtypje të madhe për angazhimin e tij dhe për thjeshtësinë, punonte pa u lodhur e ia ndryshoi pamjen meniëherë Myftinisë së Kavajës.8
A i kërkonte të kthehej në Shkodër, por në vend që t'i plotësohej kjo nevojë jetike për të dhe për familj en, e transferojnë në Korçë.
Me kërkesën e besimtarëve të lagjes Rus i Vogël emërohet përsëri imam në Shkodër.
Tashmë përvoja e fituar në shërbim të fesë që në moshë të re kishte arritur pjekurinë dhe Xhamia e Rusit, siç quhej, u bë objekt diskutimesh të ndryshme në familjet e besimtarëve dhe në zyrat e pushtetit. Ndryshimi i pamjes së xhamisë, frekuentimi i saj si në asnjë xhami tjetër, pjesëmarrja e të riqjve dhe e fèmijëve, dëgjimi i zërave të tyre të ëmbël, të përgatitur me aq kujdes e aftësi nga Hafizi, pra kjo ringjallje e fesë nuk iu pëlqente organeve të pushtetit komunist.
Populli kërkonte që të kultivohej feja, ashtu siç duhej, ndërsa diktatura gjithnjë e më shumë ashpërsohej. Të gjitha këtyre u erdhi lundi më 4 qershor 1966, kur i vunë hekurat dhe e arrestuan.
Hafiz Sabriu kujton: "Ishte e Xhuma. Pas faljes xhemati po përshëndetej me mua si asnjëherë tjetër. Të gjithë vinin e nuk po largohesliin. Kjo më bëri shumë përshtypje. U përmallova ... E me të vërtetë, kjo qe Xhumaja e fundit për mua dhe për besimtarët".9
Arrestimi i Hafiz Sabriul ishte një provë e qartë se organet e dhuiiës nuk lejonin asnjeri, qoftë ky edhe hoxhë apo prift të vepronte i lirë, të shkonte i lirë kundër interesit të politikës së Partisë në ftiqi. Nuk ëslitë aspak rastësi që u vendos të arrestohej Hafiz Sabriu. Ai ishte ndër hoxhallarët e paktë, që gjithnjë e më shumë po pengonte luftën ideologjike që kishte projektuar Partia për "edukimin e njieriut të ri". Ky hoxhë aktiv dhe me kulturë, që grumbullonte rreth vetes rininë, duhej qëruar, ai ishte bërë pengesë.
Me dënimin e Hafiz Sabriut me akuza të sajuara synonin të shuainin besimin në fjalën e Zotit, në mësimet e fesë, synonin t'i hapnin shtegun ideologjisë komuniste, synonin të përgatitnin vitin 1967, vit kur u ndalua me forcë e me dhunë besimi, një nga të drejtat më të vjetra, një nga liritë më të shenjta të njeriut.
Tashti e priste burgu, puna e rëndë fizike, tortura e shoqëruar me të gjitha mungesat.
4 qershor 1966 dita e arrestimit.
22 tetor 1986 dita e lirimit.
20 vjet, 4 mluaj e 18 ditë burg.
Vetëm ai që e ka provuar burgun, burgun e diktaturës komuniste në Shqipëri, mund ta dijë se ç'heq njeriu. Njeriu, me sa duket, qenka krijesa më e fortë. "I ra gurit dhe u thërmue, i ra njeriut dhe duroi". Po, qenka e vërtetë, njeriu është më i fortë se guri.
Nëse përvoja popullore ka provuar një gjë të tillë, jeta e Hafiz Sabriut është një provë e gjallë durimi e besimi, vullneti e përpj ekj ej e për j etë a vdekj e. "Ashtu i shte shkruar prej Zotit xh. sh., shkruan Hafiz Sabriu, të përjetoja të gjithë atë që njeriu nuk ia dëshiron kurrë njeriut. U mbështeta në Zotin..."10
Komunistët, të lidhur me pranga e futën në burg, e ai doli vërtetë i moshuar e i lodhur fizikisht, por me shpirt të lirë, shpirtin e zemrën nuk mundën dot t'ia përulnin, besimin në Zotin nuk mundën dot t'ia shuanin, përkundrazi, vuajtja emjerimi qe një provë për të. E ai fitoi e doli më i fuqishëm.
Ja ç'tregon Z. Osman Kazazi: "Veprimtaria patriotike dhe fetare e Haxhi Hafiz Sabri Koçit ka qenë dhe vazhdon të jetë shembullore si në burg, ashtu edhe jashtë tij. Ishte i devotshëm, misionar i palodhur, patriot e fetar. Edhe në kushtet e vështira të burgut zbatonte rregullat fetare. Ishte një njeri i rregullt, jetonte si i vetmuar, komunikonte fshehurazi për të na dhënë kurajo e për të na mbajtur lart moralin tonë."11
Z. Shefqet Kraja, në revistën "Përpjekja jonë" shkruan:
Hilirësie e tij Sabri Koçi, gjithmonë me besim në Perëndinë u lut për ne, për shpëtimin e shqiptarisë. Në atë mahsher të vërtetë, me pergjeglesinë e detyrës hyjnore dhe të drejtës njerëzore u bë simbol i qëndresës aktive dhe i ngushëllimit shpirtëror të të dënuarve dhe të të persekutuarve antikomunistë..."12
Më 22 tetor 1986 lirohet nga burgu. Një ditë përmallimi. Kishte hyrë 45 vjeç dhe dilte i moshuar, 65 vjeç. Jashtë e priste gruaja e drobitur nga hallet ejetës, djemtë që i kishte lënë fémijë e ishin bërë burra. Por një gjë kishte rëndësi, kishte fituar mbi të gjitha të këqijat e mjerimet e burgut.
Lidhur me këtë Hafiz Sabriu ka thënë: ASKUSH NUK ËSHTË NË GJFNDJE PËRVEÇ NESH TË SHPJEGOJË VUAJTJET 50 -VJEÇARE TË POPULLIT SIIQIPTAR. FATBARDHËSISHT ISHTE DËSHIRA E TË MADHIT ZOT QË KISHTE MARRË MBI VETEN E VET SI DETYRË TË NDIHMOJE TE DEMTUARIN DHE TE MPOSHTE ME TURP DEMTUESIN (Kur'ani, Surj a 76, ajeti 31 ).13
Por ishte mëshira dhe fuqia e të madhit Zot që pas 50 vjetësh të dalë në dritë e drejta, të shpërblehet gjaku dhe sakrifica e qindra e mijëra shqiptarëve, që vdiqën nën breshërinë e plumbave, që u shkrinë në qelitë e errëta apo lanë rininë e pjesën më të madhe të jetës në kampet e shfarosjes e në burgjet komuniste. Po Zoti i ndihmoi. U mposht me turp diktatura.
"16 nëntor 1990. Dita më e bukur e jetës sime"
Kjo ditë nuk erdhi rastësisht. Ishin dëshirat dhe ëndrrat e një populli, të ndrydhura e të heshtura, që gufuan aq vrullshëm në ato ditë nëntori. Rinia shkodrane, duke marrë bekimin e prindërve dhe të moshuarve iu përvesh punës.
Gjatë një interviste e pyetën Hafiz Sabriun: "A menduat për pasojat që mund të kishit në drejtimin e kësaj ceremonie?". Ai u përgjegj: "Duke kujtuar të gjitha vuajtjet e mundimet nuk kisha se çfarë të humbija. I përkrahur nga djemtë dhe i ftuar nga rinia e mrekullueshme shkodrane, unë e ndieja veten superior ndaj atyre që duhej të kisha frikë".
Të rinjtë, për siguri nga ndonjë incident i organizuar apo dhe i rastit, e morën Hafiz Sabriun natën, pa gdhirë dhe e çuan në shtëpinë e familjes së nderuar Myftia, pranë xhamisë.
Qytetari shkodran, besimtari i devotshëm, Z. Rasim Sokoli kujton: "Pak çaste para fillimit të ceremonisë, Hafiz Sabriu kërkoi që nj ë dj alë i ri duhet të hapte mitingun dhe t'ia je . pte fjalën. tjnë dola jashtë dhe aty në mes njerëzve thirra një djalë e, kur mora vesh se ishte Ardian I sa Golemi, i nipi i Haxhi Hafiz Abaz Golemit, e ftova në shtëpi. Hafiz Sabri u, unë dhe Ardiani hipëm në tribunë".14
Në shtëpinë e familjes Myftia u bënë shumë takime nga rinia dhe besimtarët e vjetër shkodranë. Kjo familje nie tradita të vjetra kulturore, fetare dlie atdhetare, nga gjiri i së cilës kishin dalë Jusuf Efendi Tabaku (Myftia Plaku), Abdullah Efendi Tabaku, F,sat Efendi Myftia, në ato ditë të vështira, kur diktatura komuniste vazhdonte krimet e saj, pa marre parasysh rreziqet, priti me bujari Hafiz Sabriun. Djemtë e kësaj familjeje e shumë qytetarë të tjerë e përcollën përmes popullit deri në tribunën e ngritur para xhamisë së Plumbit.15
Atë ditë e gjithë Shkodra ishte në këmbë. Që në orët e para të mëngjesit njerëzit lëviznin nga të gjitha drejtimiet: nga ura e Bahçallëkut, nga ura e Bunës, nga Tophana, nga Parruca, nga Perashi, nga Tepja dhe Ajasma po grumbulloheshin në sheshin e xhamisë së Plumbit, në oborret e shtëpive. Lajmi ishte përhapur në çdo familje, në heshtje e vesh më vesh.
Për këtë ngjarje të shënuar për fenë Islame dhe për të gjithë Shqipërinë Hafiz Sabriu ka dhënë shumë intervista. Po citoimë disa prej tyre: "Dita e 16 nëntorit do të mbetet e paharruar në jetën time. E kam të freskët momentin kur u ndodha para një mitingu prej 55 mijë vetësh. U entuziazmova dhe mu deshën disa çaste për të më kaluar emocionet. Nuk përshkruhet gëzimi e kënaqësia e asaj dite.
Kio ngjarje më forcoi edhe imë tepër besimin në Zotin e vërtetë që thotë në librin e Tij të shenjtë: "Të pafetë duan e përpiqen me të gjitha mënyrat që të shuajnë dritën hyjnore nga zemrat besimtare të njerëzve, por Perëndia ka vendosur që ajo dritë të mos shuhet kurrë". (Kurani, Suretut-teube, kaptina 9,ajeti 32).16
Ceremonia e 16 nëntorit 1990 nuk qe thjeshtë një ceremoni fetare, ajo krahas vlerës së vet të ringjalljes së fesë, mori një karakter të hapur politik. Hafiz Sabriu ka thënë: "S'ka krim më të madh se ti mbyllësh tjetrit derën e shpirtit, derën e ndërgjegjes e të kujtesës të të madhit Zot.
Hapja e xhamisë së Plumbit qe ngjarje e shënuar. Pas 23 vjetësh u këndua EZANI dhe u fal Xhumaja.
Hafiz Sabriuii tani e prisnin shumë punë, punë të mëdha e shtimë të vëslitira. Dhe ai filloi të përvijonte të ardlimen e fesë Islati-ie në Shqipëri. Besimi në Zotin do ta udhëhlqte atë në gjithë ato shtigje vërtetë të vështira.
Ndërsa mitingu madhështor përfundoi dhe njerëzil tubatuba po shpërndaheshin duke mbajtur me vete gëzimin e harenë e asaj dite të madhe, në xhaminë e Plumbit u organizua një mbledhe vogël nga përmasat, por me një rëndësi të veçantë historike për të ardhmen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në këtë mbledhje, si të themi në ilegalitet, u vendos krijimi i "Bashkësisë Islamike Shqiptare" me qendër në Shkodër.
Krijohet kryesia e përbërë nga 20 anëtarë të përkohshëm.
Menjëherë, pa humbur kohë Shoqata harton 3 dokumente themelorë:
1 - Kërkesën për të miratuar shoqatën "Bashkësia Islame Shqiptare"
2 - Statutin e shoqatës "Bashkësia Islame Shqiptare"
3 - Programin e veprimtarisë së Shoqatës
Realizimi i këtyre detyrave, i statutit dhe i programit filloi menjëherë, pavarësisht nga vështirësitë e shumta, pa pritur ende miratimin e Shoqatës.
Më dt. 23.1.1991 Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Kodifikimit lëshon Urdhërin Nr.2/1 për miratimin e krijimin e Shoqatës "Bashkësia Islame Shqiptare".
Kjo qe një fitore me rëndësi. Më në fund u krijua "Bashkësia Islame e Shqipërisë" me qendër në Shkodër, që e kishte ndërprerë veprimtarinë e saj në vitin 1967.
E drejta u dha, por mundësitë për të zhvilluar veprimtarinë nuk ekzistonin, nuk kishte asgjë, kishte vetëm n ë emër, kishte vetëm një dëshirë mbarëpopullore, kishte vetëm entuziazëm e mundësi jo.
Sidoqoftë puna filloi. Janë disa punë të vogla në dlik-je, por me rëndësi të madhe.
Për herë të parë pas kaq vitesh izolimi, Bashkësia Islame Shqiptare, nga Shkodra njofton vëllezërit e vet të Bashkësisë Islame të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi për formimin e këtij institucioni. Kështu, me datën 9.2.1991 i drejtohet një telegram Bashkësisë Islamike Prishtinë.
Hafiz Sabriu u bë përfaqësues dinjitoz i besimtat-ëve islanië dhe i gjithë popullit shqiptar në të gjitha tubimet brenda vendit dhe në veprimtaritë e shumta fetare. Krijimi i Shoqatës "Bashkësia Islamike Shqiptare" dhe miratimi i saj më 23.1.1991, zgjedhja e Këshillit të Përkohshëm, e Kryetarit Hafiz Sabri Koçi dhe sekretarit Z. Mithat Myftia, sel ia e saj në qytetin nismëtar të Shkodrës, qe një ngjarje me rëndësi që nxiti një veprimtari të dendur fetare në të gj ithë Shqipërinë. Kj o bëri që të fillohej puna për institucionalizimin e veprimtarisë së Bashkësisë Islame.17
Prof Dr. Shefq et Ndroqi në kuj timet- e veta shkruan mes të tjerash: "U caktua një komision që të shkonte në Shkodër, të takonte H. H. Sabri Koçin. U caktova unë (Prot Dr. Shefqet Ndroqi, shënimi ynë), Z. Bardhyl Fico, Z. Ramazan Rusheku dhe Z. Zyher Naim.
Shkuam në Shkodër te Hafiz Sabriu dhe i shtruam kërkesën tonë. Hafizi parimisht ishte dakort, por duhej të merrte mendimin e Këshillit të Përkohshëm me qendër në Shkodër, të krijuar më parë. U vendos që të bëhej një mbledhje e gjerë në Tiranë."l18
Më 14 shkurt 1991 u organizua mbledhja e parë zyrtare me përfaqësues nga të gj itha rrethet që u zhvillua në Pallatin e Kulturës "Ali Kelmendi" në Tiranë. Në këtë mbledhje të përgatitur me seriozitet nga grupet nismëtare të rretheve, pasi u diskutua gjëndja dhe mundësitë, u shtrua për miratim statuti dhe programi i Bashkësisë Islame të Shqipërisë dhe u zgjodh kryesia e përbërë nga H. Sabri Koçi, Sali Ferhati, Ramazan Rusheku, Sali Tivari, Ismail H. Muça."19
Kryetar i Këshillit të Komunitetit Niysliman të Shqipërisë u zgjodh me votim unanim Hirësia e tij H. Sabri Koçi.
Fillimet e punës së Komunitetit Mysliman Shqiptar kanë qenë tepër të vështira.
Pro£ Ndroqi kujton: " ... ato ditë kishim vështirësi të shumta, mbasi nuk kishim as zyrë, as makinël as gjërat më elementare. Për këtë arsye unë vura në dispozicion shtëpinë time, ato mundësi materiale që kisha, si: telefonin, makinë shkrimi etj. Aty punuan me orë të tëra, pritën delegacione të ndryshme, si: At Lioninin, Hirësinë e tij Imam Vehbi Ismailin, Imam Isa Hoxhën, aty pritën përfaqësues nga vendet arabe.20
Me krijimin e Bashkësisë Islame të Shqipërisë, kryetar i së cilës u zgjodh Hafiz Sabriu, shkalla e vështirësive në punë u rrit shumë. Ato ishin të shumëllojshme. Ishin vështirësi vetjake, që lidheshin me vetë Hafiz Sabriun si Kryetar, detyra e të cilit ishte të rregullonte dhe të kontrollonte veprimet e ndryshme të Bashkësisë Islame,21 por kishte edhe vështirësi të tjera.
Duke folur për to Hafiz Sabriu është shprehur: " ... Ne kudo që shkojmë nëpër rrethe formojmë një Këshill Lokal, hapim dyert e xhamive, mbajmë një bisedë të rastit. Ata derdhin lotë për faqe, vijnë e na përshëndesin. Përqafohemi përzemërsisht, por pastaj i lëmë fukara, mu si nëna kur e çon fémijën në çerdhe, shkon në punë e nuk di se ç'bëhet me fémijën e sqj".22
Me kujdesin e Hafiz Sabriut është mbledhur rregullisht Këshilli i Përgjithshëm kujanë shqyrtuarproblemet më shqetësuese të Bashkësisë, është krijuar Këshilli i Përhershëm, është zgjedhur Kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar.23
Nga xhamia e Plumbit 16.11.1990, tek xhamia "Ebu Bekr"
Shqipëria në vitin 1991, si në të gjitha fushat, edhe në aspektin fetar ishte e mjeruar. 1600 xhami që funksionin në të kaluarën, të gjitha ishin rrafshuar për tokë dhe ndonjë që kishte mbetur si ndërtesë ishte shndërruar e kthyer në magazinë, klub, apo lënë në mëshirën e lagështirës e të kohës. Vetëm nga dësliira e mirë e njerëzve besimtarë e me shumë punë, u bë diçka që alo të meremetoheshin dosido e të ktheheshin në mjedise për të kryer rite fetare.
Dhe kështu filloi puna gjithandej: në Shkodër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Berat, Elbasan, Vlorë, Korçë, Peshkopi, në çdo qytetefshat, që ngakoplikunë Konispol. Dhe lajmetjanëtë shumta.
Kështu dalëngadalël, me një punë të kujdesshme e plot sakrifica filluan të hapen xhamitë e para, të meremetohen ato që kishin mbetur kur dorëzoheshin nga organet e pushtetit, u hapën salla për të kryer faljen e predikimet e rastit, u ndërtuan xhami të rej a.
Po japim një pasqyrë të shkurtër, ku ka marrë pjesë në përurim xhamish apo tyrbesh Hafiz Sabriu:
Në Shkodër, Koplik, Durrës, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Lazarat, Berat, Korçë, Leskovik, Laç, Peqin, Domje (Tiranë), Teqja e Dervishe Hatixhesë (Tiranë), Xhamia e Naziresë (Elbasan), Xhamïa e Dine Iloxhës (Tiranë), Xhamia e Kirasit (Shkodër), Reç i Poshtëm (Shkodër), Përmet, Kavajë, (Përurohet xhamia e re), Bulqizë, Vrinë, Shenevlash Durrës, Rrogozhinë, Boks (Shkodër), Korçë (Përurohet kompleks; Islam) Burrel, në fshatin Panaja (Vlorë), Xhamia "Ebu Bekr" (Shkodër), Zemblak (Korçë), Bilisht. Në të gjithë këto përurime H. H. Sabriu merr pjesë, mban ligjëratën e rastit dhe kryen ceremonltë fetare. Nuk po përmendim këtu sa e sa ligjërata e predikime mbajtur në sheshin Namazgja (Tiranë), në Xhaminë e Ethem Beut në Tiranë e sa e sa ceremoni ne rrethe.
E me këtë rast nuk mund të mos kujtojmë vlerën e dallëndyshes së parë që dha sinjalin e këputjes së vargonjve të ateizmit, Xhaminë e Plumbit, atë miting madhështor të 16 nëntorit 1990, por edhe njëkohësisht madhështinë e përurimit të xhamisë "Ebu Bekr" në Shkodër, që për nga përmasat ëshlë më e madhja deri tani e më madhështorja.
Besojmë se në të ardhmen në të gjithë vendin tonë do të ndërtohen shunië xhami të tjera. Puna vazhdon, ajo sapo ka filluar.
Hapja e Medreseve
Hapj a e medreseve kërkonte kuadrin e nevoj shëm, kërkonte bazën materiale mësimore, kërkonte nxënës, kërkonte rregulloret përkatëse programet dhe tekstet mësimore. Të gjitha mungonin. Kishte vetëm dëshirë, pasion dhe gatishmëri për t'ia filluar punës.
Natyrisht, puna e përditshme në medrese paraqiste shumë probleme që duheshin zgjidhur, në mënyrë të veçantë gjetj a e kuadrit si për lëndët e kulturës së përgjithshme, e sidomos për lëndët fetare dhe për gjuhën arabe.
Për lëndët e kulturës fetare medresetë u mbështetën në ishnxënësit e Medresesë së Lartë të Tiranës, të cilët, me gjithë moshën e tyre qenë të gatshëm që të zhvillojnë mësim. Por këtu ndihmuan edhe mjaft kuadro të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, një pjesë e të cilëve vazhdojnë punën me rendement të lartë edhe sot. Ndërsa për mësimin e gjuhës arabe, me ndonjë pë@ashtim të rrallë, shumica e mësuesve erdhën nga vendet arabe, e sidomos nga Egjipti. Për sigurirnin e kuadrove nga Kosova, Maqedonia apo vendet e tjera një ndihmesë të vyer dha këmbëngulja e Hafiz Sabriut, i cili në çdo takim me miq e të ftuar nga vendet e tjera në Shqipëri apo në çdo takim e veprimtari ndërkombëtare e ngriti me forcë nevojën që kishin medresetë tona dhe u fillua të vihej në rrugën e zgjidhjes edhe problemi i arabishtes, ndonëse jo pa vështirësi e të meta.
Sidoqoftë, pavarësisht nga vështirësitë e fillimit u hapën disa medrese, si: në Kavajë, në Tiranë në Shkodër, në Berat, në Korçë. Kjo qe një ngjarje me rëndësi të madhe për kulturën dhe fenë islame. Hapja e tyre u shoqërua me ceremoni festive, disa prej të cilave qenë vërtetë masive. Gjëndja e sotme paraqitet si vijon: janë hapur 10 medrese në disa rrethe të Shqipërisë: në Tiranë, në Durrës, në Kavajë, në Shkodër, në Kukës, në Peshkopi, në Berat, në Cërrik (Elbasan), në Korçë, në Gjirokastër.
Tani që kanë dalë maturantët e parë nga disa medrese, lind problemi i ekuivalencës së tyre me simotrat në disa vende të botës. Hafiz Sabriu ndërhyri në Kajro për pranimin e disa studentëve nga Shqipëria, medresistë, mbi bazën e diplomave tona. Kështu, nga vështirësitë e brendshme, lindin vështirësi të një karakte ri tj etër, natyrisht, më të komplikuara, por që ndikojnë e kërkojnë forcimin e medreseve tona, ngritjen e rolit të tyre në përgatitjen e kuadrit të ri e pas kryerjes së shkollës së mesme, vazhdimin e shkollave të larta jashtë vendit në universitetet e ndryshme të botës.
Gjatë këtyre viteve janë bërë kërkesa të shumta në forumet ndërkombëtare dhe në personalitetet e ndryshme shtetërore e fetare për pranimin e studentëve tanë jashtë. Deri më sot janë arritur disa rezultate premtuese. Vende të tilla, si: Turqia, Egjipti, Malejzia, Jordania, Siria, l,ibani etj. kanë tërhequr mjaft studentë në shkollat e tyre të larta. Vazhdojnë studimet në këto vende 368 studentë gj ithësej t, shumica e tyre në fakultete të ndryshme laike, e nj ë pj esë në fakultetet fetare.
Shtypi, propagande dhe botimet fetare
Që në fillimet e veprimtarisë fetare lindi nevoja e orgnnizimit të shtypit dhe të propagandes fetare, lindi nevoja e botimit të librave fetare, sepse, që nga viti 1944 nuk dilte asnjë revistë apo gazetë, nuk u lejua të botohej asnjë libër fetar.
Dituria islame duhej të hynte në çdo vatër, në çdo familje, kultura është e domosdoshme, ajo është një mjet shumë i fuqishëm për të formuar bindje të qënd rueshme tek besimtarët, aq më tepër që në vendin tonë këto bindje ishin luftuar me një propagande të shfrenuar ateiste.
Prandaj, që më 7.10.1991 Hafiz Sabriu i drejtohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me një shkresë, ku mes tjerash i kërkon të mundësojë botimin e një gazete.24
Kështu filluan përgatitjet për botimin e gazetës, duhej ngritur redaksia, duheshin siguruar pajisjet, duhej gjetur baza materiale e fondet, duhej siguruar rrjeti i bashkëpunëtorëve e korrespondentëve, duhej organizuar shpërndarja, etj. probleme mjaft të vështira, aq më tepër për kushtet e Komunitetit Mysliman, që i kishte shumë të pakta mundësitë materiale dhe pa përvojën e mjaftueshme në këtë fushë të vështirë.
Redaktori i gazetës, inxh. Nasuf Dizdari kujton: "Ishin ditët historike të vitit 199 1, kur në muaj in dhjetor bëhej mbledhja e parë e Drejtorisë së Kulturës dhe vendosej që në janar të vitit 1992 të shihte dritën e botimit gazeta "Drita Islame", organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar si periodik dyjavor.
Nuk më harrohet paraqitja e Kryetarit të atij Komuniteti, H.H. Sabri Koçit, i cili me një optimizëm dhe entuziazëm djaloshar na nxiti për t'ia filluar një misioni të tillë. Gjithçka mungonte, duke filluar nga përvoja dhe duke përfunduar tek mjetet e mundësitë, por ama nuk na mungoi për asnjë çast përkrahja e tij, i cili me një perspektivë të qartë e logjikë të fortë, duke qenë dhe kryetar i këshillit botues, na vuri në binarët e propagandimit dhe të përhapjes së kulturës islame, duke u interesuar ai vetë për shtypshkronjën dhe më vonë për pajisjen me kompjutërat e nevojshëm.25
Dhe kështu, me shumë përpjekje më datën 10.1.1992 doli numri i parë i gazetës "Drita lslàme". N'é këtë numër u botua përshëndetja e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Hafiz Sabri Koçi.
"Mirëse na erdhe, "Drita Islame"! 10 janari i vitit 1992 do të mbetet një ditë e shënuar në historinë e shtypit mysliman shqiptar, kur pas një periudhe të gjatë shtypjeje të sundimit diktatorial komunist u bë e mundur të dalë në dritë numri i parë i gazetës "Drita Islame", organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Jemi në vitin e pestë të botimit, deri tani kanë dalë 89 numra. Me gjithë vështirësitë e pengesat gazeta ka ardhur duke përmirësuar vazhdimisht cilësinë e brendisë dhe të formës. "Porositë dhe kujdesi që kanë treguar Z. Kryetari, H. Sabri Koçi dhe shokë të tjerë na kanë vlejtë në punën tonë".26
Gazeta është bërë një tribunë e mendimit intelektual islam, në faqet e saj është pasyruar qartë ideja e tolerancës dhe e mirëkuptimit, interesat kombëtare kanë dalë gjithnjë në plan të parë dhe janë lidhur ngushtë me luftën për gjuhën, kulturën e traditat e popullit tonë, me identitetin kombëtar, ajo ka luftuar për mbrojtjen e interesave të të gjithë shqiptarëve në trojet e veta ku jetojnë dhe jashtë kufinjve shtetërorë.
Në faqet e "Drita Islame" kanë shkruar shumë autorë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, shumë prej të cilëve intelektualë të shquar, madje edhe të besimeve tjera.
Në shtypin e kohës dhe përmes letrashjanë shfaqur mendime e vlerësime pozitive për gazetën. Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Mysliman të shqiptarëve të Amerikës dhe të Kanadasë, për gazetën shprehet: "... u jam mirënjohës redaksisë se gazetës si dhe artikujshkruesve, Zoti i ruejtë që të vazhdojnë t'i shërbejnë fesë dhe atdheut".27
Në fund të vitit 1991, e pikërisht më 19.12.1991 doli numri i parë i gazetës "Shkëlqimi islam", organ i shoqatës Rinia Islame e Shqipërisë, e cila u pasua nga gazeta "Shpresë", organ i shoqatës së Intelektualëve Islamë e më vonë gazeta "Triumfi islam", sot "Rinia islame", organ i shoqatës Rinisa istame, dega Shkodër. Këto gazeta thellojnë e pasurojnë veprimtarinë e gazetës "Drita islame". Që në numrin e parë të "Shkëlqimit islam", Hafiz Sabri Koçi shkruan: ... Shkëlqimi islam ... do të ndihmojë. në rrënjosjen e ndjenjave të bukura fetare tek njerëzit tanë e veçanërisht tek të rinjtë... ".28
Komuniteti Mysliman me kujdesin e vazhdueshëm të Hafiz Sabriut ka arrit ur të gjejë burimet financiare për botimin e shumë librave me vlera të larta fetare edukative, si: Mevlude, Jasina, Histori të fesë, Jeta e Profetit a.s. e shumë të tjerë që janë shpërndarë e kanë vlejtur për eduk'imin fetar islam. Kjo punë do të vazhdojë në të ardhmen për të cilën është ngritur një grup i veçantë pune.
Komuniteti Mysliman ka arritur që të sigurojë një kohë të caktuar për kronikat fetare dhe për propagandën fetare në Radion dhe Televizionin Shqiptar. Një punë e mirë bëhet edhe me radiot lokale.
Komuniteti Mysliman lidhet e bashkëpunon me të gjithë botën e përparuar
Nëse Shqipëria u izolua nga bota, organizmat shtetërore, qoftë edhe formalislit kishin lidhje e marrëdhënie me shumë vende të tjera. Por në fushën e fesë këto lidhje as që mendohej se mund të ekzistonin.
Veçanërisht për fenë islame izolimi e mbyllja qe e plotë. Asnjë mesazh, qoftë edhe i fshehtë, përmes zhurmuesve të televizionit nuk mund të merrej. Prandaj fitorja e arritur më 16 nëntor 1990 do të pasohej me hapjen e mundësive për lidhjet e marrëdhëniet me të gjithë botën, me mendimin e përpjekjet për të forcuar besimin në Zotin dhe moralin e shëndoshë fetar.
Që me themelimin e Bashkësisë Islame të Shqipërisë, që me zgjedhjen e Hafiz Sabri Koçit Kryetar i Komunitetit Mysliman menjëherë u dërguan telegramet për të njoftuar Bashkësitë Islame, në radhë të parë në ato vende ku j etonin shqiptarët, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Amerikë, në Turqi. Kjo qe hapja e parë, ky qe lajmi i parë, gëzimi i parë po ndahej me vëllezërit e një gjaku dhe të një gjuhe. Dhe ky sihariq u përhap në të gjithë botën, nga erdhën përgëzimet dhe vizitorët e parë. Vjen në Shqipërlnë mëmë Rexhep Boja e Resul Rexhepi me të tjerë nga Prishtina, Sulejman Rexhepi e Bahri Aliu nga Shkupi, Idriz Demiri nga Podgorica, Imam Vehbi Ismaili e I sa Hoxha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vehbi Sulejman Gavoçi nga Emiratet e Bashkuara Arabe etj.etj.
Po paraqesim nj ë pj esë të përmbledhur të kësaj veprimtarie të dendur në takimet e shumta ndërkombëtare.
Më 24.4.1991 u zhvillua në Kajro të Egjiptit Kongresi Islam me temë: "Bota e fesë islame pas luftës në Gji".
Lidhur me pjesëmarrjen në këtë Kongres Hafiz Sabriu shkruan: "Në radhë të parë për mua është një lindje e dytë, lindje që gjatë gjithë jetës sime s'mund ta përshkruaj kënaqësinë dhe as që do të mund ta shpreh atë që ka ndjerë shpirti e zemra ime. Mbyllja jonë ishte shumë e fortë dhe fatale. Me dekada ishim të ndarë nga mendimi,jeta, kontaktet apo gjithë ajo që është islame. Nuk kishim si të komunikojmë as me vëllezërit tanë në Kosovë, që jemi të një gjaku dhe të një gjuhe, e lëre më të ëndërroja se do të vij ndonjëherë në Egjipt apo në botën arabe, kjo pra është e vështirë... "29
Më 18.6.1991 u nisën në Mekë të Arabisë Saudite 165 besimtarë islamë nga Shqipëria për haxhillëk. Në krye të këtij grupi është Hafiz Sabri Koçi. Që nga k-jo datë, pas HAXHIT, Hafiz Sabriu është Haxhi.
Më 3-4 shtator 1991 në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës merr pjesë në Kongresin e myslimanëve të Evropës Lindore me temë "Perspektivat e Islamit në Evropën Lindore".
Më datën 15-29.2.1992 Haxhi Hafiz Sabri Koçi bëri një vizitë në Kuvajt e prej këtu shkoi në Arabinë Saudite, në Republikën Federale të Gjennanisë, në Maqedoni, në Bruksel të Belgjikës, në Zagreb të Kroacisë, në Moskë të Rusisë, në Milano të Italisë, në Turqi, gjatë vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Hartum të Sudanit, në Asisi të Italisë, në Bazel të Zvicrës, në Stamboll të Turqisë, në vitin 1995, në Hartum të Sudanit, në Londër të Anglisë, në Kajro të Egjiptit, në Davos të Zvicrës, në Tripoli të Libisë, në Stamboll, Ankara, Konie, Izmir dhe Bursë të Turqisë, në Kuvait, etj.,etj.
Në Shqipëri arrijnë tashmë delegacione nga shumë vende të ndryshme të botës. Më 9.1.1992 në Komunitetin Mysliman pritet delegacioni i Bashkësisë Islamike të Maqedonisë i kryesuar nga Hirësia e tij Dr. Zenun Berisha, i dërguari i posaçëm i Organizatës së ndihmave Islame të Arabisë Saudite me qendër në Mekë Z. Ruzaull-llah Murat. Më 31 maj 1992 u organizua një takim në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar i klerikëve të tre besimeve fetare me një delegacion të Forumit të të drejtave të njeriut, i kryesuar nga Zoti Marten Vontre, président i forumit të të drejtave të njeriut dhe anëtar i Parlamentit Holandez, Zoti Van den Hanvel, etj. Më 21.1.1992 Hafiz Sabriu zhvilloi një takim në Tiranë me Z. Rqit Dubrovski, sekretar evropian i lirisë së ndërgjegjes me qendër në Angli në lidtije me mbajtjen në Tiranë të një simpoziumi mbi Paqen sociale. Më 3 I.V. 1 992 erdhi për një vizitë dy ditore në vendin tonë Ministri i Vakfit të Kuvajtit si dhe président i Organizatës Botërore Bamirëse Islame me qendër në Kuvajt, Jusuf El Haxh. Më 15 nëntor H. H. Sabri Koçi priti në selinë e tij Z. Dr. Hamid AI Gabid, sekretar i përgjithshëm i organizatës së Konferencës Islamike, po ashtu edhe Z. Muhamed Habib, sekretar i përgjithshëm i Akadeniisë së Jurisprudencës Islame. Më 19 korrik 1993 erdhi për një vizitë dy ditore Z. Egon Klepsh, Kryetar i Parlamentit Evropian i cili u takua me H. Sabri Koçin e kështu me radhë vijnë Pro£ Nazir Shala, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, Monsinjor Mishel Fitzgerald, ipeshkv, Sekretar Pontificium Consilium për dialog ndërfetar, i dërguar nga Selia e Shenjtë në Vatikan, i shoqëruar nga Nunci Apostolik i Vatikanit Ivan Diaz dhe Ipeshkëvi ' i Tiranës dhe i Durrësit Rrok Mirdita. Me ftesë të shoqatës së Intelektualëve shqiptarë "Kultura Islame" bëri një vizitë në vendin tonë Z. Jusuf Islam (më parë i quajtur Ket Stivens) ish-këngëtar i famshëm anglez, viziton vendin tonë një delegacion i lartë turk i kryesuar nga Z. Mehmet Nuri Ilmaz, sekretar për fenë Islame në qeverinë turkë, në hotel Dajti organizohet një takim me disa klerikë kristianë të ardhur nga Anglia dhe Amerika për mirëkuptim mes feve monoteiste etj.
Komuniteti Mysliman herëpashere ka marrë në shqyrtim punën e Shoqatave të huaja që veprojnë në vendin tonë.
Është vlerësuar puna e mirë e shoqatave "Heje Tul Ligathe" e Arabisë Saudite, Shoqata Bamirëse "Islamic Relief" e Birminghamit, Komiteti i ndihmave të Kuvajtit, Shoqata "Muafak". Drejtuesit e të katër, shoqatave që përmendëm më lart e të tjera si këto, vlejnë të falënderohen për ndihmesën e madhe që po japin në këtë fazë të vështirë që po kalojmë.
Haxhi Hafiz Sabri Koçi ka besim të thellë në fuqinë e Zotit se feja në Shqipëri do të lulëzojë krahas zhvillimit dhe përparimit të Shqipërisë demokratike. Gjithqjë në fjalën e tij mishërohet qartë dhe ne mënyrën më të kthjelltë dëshira dhe përkushtimi ndaj fesë dhe atdheut të vet.

Referenca

1. Nga intervista e H.H.Sabri Koçit, dhënë gazetës "Elif" mars-prill 1991, fq.8, intervistoi ne Kajro Muhamed Syla e Ahmet Ymeri.
2. Interviste me H.Sabri Koçin, Kryctar i B.1. te Shqiperisë, dhënë revistës "El Hilal", botim special, Shkup 1991, faqe 10.
3. Faik Luli-Islam Dizdari, Nje jetë në shërbim te fesë, Tiranë, 1997, fq. 13
4. Po aty, fq. 13
5. Po aty, fq. 16
6. Nga kujtimet e Hafiz Sabri Koçit.
7. Kujtime nga Sylo Mehja, blloku i shënimeve nr.2, faqe 8.
8. Fragmente nga kujtimet e Z. Haxhi Xhafer Shkodra, Kavaje, 7.2.1996, blloku nr.2,fq. 46-49.
9. Kujtirne te H. Sabri Koçit, blloku nr. I, fq. 11 -12.
10. Nga intervista e H.Sabri Koçit dhenë revistës "El Hilal", vep. e cit., fq. 11
11. Nga Osman Kazazi, i quajtur "Mandela i Shqipërisë", Kujtime bashkevuajtesi, doreshkrim.
12. Sheuqet Kraja, ne revistën "Përpjekjajone", e perkohshme fetare dhe kulturore, botim i qendres Islamike Shqiptaro- Amerikane, Neë York, Neë Jersei, vol.Xl, shkurt 1995, fq.32-33.
13. Nga fjala e Haxhi Hafiz Sabri Koçit, Myfti i Shqiperisë dhe Kryctar uderi i Kuvendit Islamik te Europës Lindore, ne seancën e mbylljes se Kongresit XIV botëror Islam ne Hartum te Sudanit, me 28 prill 1994, ne revisten "Shehida", nentor 1994.
14. Te dhëna gojore nga Z.Rasim Sokoli, nje nga nismëtarët e organizimit te rihapjes se xhamisë se pare ne Shqipëri, nentor 1990.
15. Kjo xhami eshtë njëra nga me te vjetrat e me te per@erat që gjëndet ne Shqiperi. Ajo është ndertuar me 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku), themelues i faniiljes se Bushatllinjve.
16. Interviste e H.H.Sabri Koçit me rastin e njëvjetorit te rihapjes se fese ne Shqiperi, e incizuar. Shih bllokun nr.1, fq.!'I.
17. Faik Luli- Islam Dizdari, Njejetë ne shërbim te fese, vep. e cit., fq.79.
18. Kujtime te ProfDr. Sheuqet Ndroqit, blloku -nr.2, fq. 39-40.
19. Salih Tiv ari, Arritjet trivjeçare te Komunitetit Myslirnan Shqiptar, ne gazeten "Drita Islame", viti III, nr. 1 (44), jartar 1994.
20. Kujtime te Prof Dr. Sheuqet Ndroqit, fq. 40-42.
21. Statuti i Bashkesise islame te Shqipërise (Komuniteti Mysliman), kreu III, neni 13, fq 3, Tirane '91.
22. Interviste e H.H.Sabri Koçit, revista "Hëna e re", Shkup, qershor 199 1, fq. 1 5.
23.Të dliënatiane nxjerrë nga arkivi i Komunitetit Mystiman te Shqipërise.
24. Shkresë e Kryetarit te Komunitetit Mysliman, Hafiz Sabri Koçit, drejtuar Ministrise se Kulturës dhe Sporteve, Sekretariatit te feve, nr. prot. 142, date 7.10. 199 1, arkivi i KM
25. Konsiderata dhe kujtinie nga inxh. Nasuf Dizdari, redaktor i gazetes "Drita Islame", 3 faqe te daktilografuara, Tirane, 10.3.1996.
26. Raport mbi veprimtarine e redaksise se gazetts "Drita Islaine" dllënë para mbledhjes se zakonshme te Këshillit te Përgjithshem me date 10. 1 0. 1992.
27. Imam Vehbi Ismaili, parathenie e librit "Disa patriotë myslirnanë shqiptarë", shkruar me 23 gusht l992.
28. Përshëndetje e Kryetarit te Komtinitetit Myslinian Shqiptar, Haxhi Hafiz Sabri Koçit, ne gaz. "Shkëiqimi Islam", viti 1, nr. 1, date 19.12.1992.
29. Nga intervista e Hafiz S. Koçit gaz. "Elif", mars-prill 1991, fq. 8, int. M. Sylja e A.Ymeri

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SABRI (DURIMI)…
» DURIMI - QËNDRESA (SABRI)
» Durimi(sabri) është dritë e Besimtarit..!!!
» Futja e edukimit fetar në sistemin arsimorë - me kryeimamin e BIK-ut Sabri ef. Bajgorën
» Najmlađi hafiz Kur`ana na svijetu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Personalitete Islam-
Kërce tek: