Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Anjshtajn: Allahu është i madh Sat 28 Jan 2012 - 19:44 | |
| Filozofi i njohur gjerman Karl Jaspers, citon deklarata dhe mendime ekskluzive të Albert Einsten-it për jetën e njeriut dhe Islamin.
”Në shekullin e 19-të është provuar se çdo gjallesë në natyrë rrjedh vetëm nga e gjalla.
Bindjet mbi fazën kalimtare të materies dhe kalimin e saj nga pajetësia në të gjallë, që deri vonë pranohej pa dilemë, doli se ishte një zhgënjim.
Por, në të njëjtën kohë filloi faza e re e përpunimit të materies nga lëndët organike në lëndë biologjike të sjella në laboratorë nga kimistë në formë sintetike, deri atëherë të nxjerra nga lëndë të gjalla.
Së pari në vitin 1828 kimistët prodhuan sintetikisht urenë, dhe që atëherë është zhvilluar kimia organike moderne siç edhe janë gjetur materiale organike të pamasë, deri te molekulat më të komplikuara të albuminës. Mirëpo, të gjitha këto materie janë organike, por të pa jetë.
Pranë kësaj, shumë hulumtues nuk duan të dorëzohen dhe ta braktisin idenë, se një ditë, duke marrë nga substancat organike të përbëra nga molekulat më të përsosura dhe me përmbajtje të mëdha të proteinave, nga këto materie të prodhojnë jetën.
Por, kjo është e pamundur. Ngase jeta, përveç se një materie e komplikuar, është një trup i gjallë. Ajo është pafundësisht e strukturuar morfologjikisht, shumë më e përsosur se makinat e ndërlikuara kimike-fizike, që do punonin përfundimisht duke përdorë dhe fut në përdorim pjesë jo të gjalla dhe tepër të vogla, nga të cilat do mund të prodhonin një gjë e tillë (siç është mekanizmi i jetës së njeriut, v. j.).
Ndërsa, vetë jeta nuk është vetëm trup i gjallë, por edhe pjesë e një qenies së botës së brendshme dhe asaj që e rrethon bashkë me të cilat jeton çdo ditë.
Aparati i trupit të njeriut, sistemet që punojnë në mënyrë të përsosur, si sistemi nervor dhe kështu me radhë, janë të prodhuara për jetën, por ato nuk janë vetë jeta.
Hulumtuesit dhe biologët do të gjejnë dhe do të sjellin edhe shumë struktura të papritura biologjike, por kurrë nuk do të jenë në gjendje të krijojnë jetën. Hulumtuesit e mëdhenj e kanë ballafaquar vetën e tyre me këto fakte.
Ajnshtajni; nuk e humbi kurrë shikimin për fshehtësinë e jetës, që kur ai i bëri hapat e tij të parë në astronomi dhe atomikë.
Në vitin 1947, kur e goditi sëmundja duke menduar në trupin e tij ka shkruar: ”Më çudit shumë dhe është e pabesueshme se si kjo makineri (trupi i tij, v. j.) kaq e komplikuar është në gjendje të funksionojë!?”, duke u ndjerë i çuditur se si shkencat hulumtuese mund të jenë kaq primitive.
Ndërsa në vitin 1952 Ajnshtajni ka shkruar: “Kur llogaris dhe kur ndonjëherë shoh ndonjë insekt të vogël kur fluturuar mbi letrën time, atëherë në vete ndiej se: Allahu është i Madh, kurse ne jemi si pika të varfra shpirtërore me gjithë lavdinë tonë shkencore”. Përktheu: Ajni Sinani | |
|