Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ai që është i kënaqur nga Allahu edhe Allahu është i kënaqur prej tij... Thu 17 Nov 2011 - 11:03 | |
| Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t'i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! (Sureja Ankebut,ajetet 3-4)
Kur them sprovë, më kujtohet Pejgamberi ynë s.a.w.s Sepse sprovat më të mëdha i ka përjetuar Pejgamberi ynë (s.a.w.s) dhe Profetët (Pejgamberët) në përgjithësi.Mbreti i dy botërave, I Dërguari s.a.w.s përjashtohet nga vendlindja,gurëzohet, i vdesin fëmijët, i vdes gruaja, ngel aq i uritur saqë nën rripin e emsit lidh një gur për ta shtipur barkun.Ai ishte i vetëm,kurse e gjithë bota ishte armiku i Tij...Çfarë ishte reagimi i Dërguarit të Allahut përballë sprovave të tilla të rënda?
Të jesh i kënaqur....Çfarë do që të ndodhë ta dish nga Allahu, çdo ngjarje ta pranosh si një mirësi nga Allahu...
Pasi që e lexova historinë Islame, e cila përbëhet prej 10 vëllimeve, u bëra dëshmitar se pas goditjeve që i kishin ardhur muslimanëve me anë të shigjetave, para se të bëhen shehid (dëshmorë) pat thënë kështu: “Faleminderit shumë, shpëtova”.Katastrofat më të mëdha që I kanë përjetuar sahabet,I pranojnë si mirësi që u kanë ardhur nga Allahu xh.sh. Për shembull Bilal-I Habeshin r.a e shtrinë mbi rërë të nxehtë dhe mbi gjoks I venin gurra të mëdha dhe të rëndë.Gërrët I shtypnin mushkëritë e Bilal Habeshiut r.a, kështu që nuk ishte në gjendje që të marrë frymë.Por ai pa ndalë thoshte, “Ehad’,Zoti është një…Nuk është e rëndësishme se a jetojmë në Asr-I Saadet (Periudhën e lumturisë) apo në shekullin 21.; por e rëndësishme është në çdo kohë dhe në çdo kusht të jemi të kënaqur nga ajo çka na I është dhënë nga Allahu xh.sh.Sepse, ai I cili është I kënaqur nga Allahu xh.sh edhe Allahu është I kënaqur prej tij.
Besimtarët në këtë jetë kalojnë nëpërmjet situatave të ndryshme.Çdo gjendje për ta është nga njδ sprovë.Sëmundja,shëndeti,posti,karriera,e mira, e keqja,martesa,fëmijët….
Çdo njëra prej këtyre është nga një sprovë dhe shihet se vallë në çdo sekond0δ dhe në çdo ngjarje të jetës së besimtarit, besimtari I nënshtrohet parimeve islame dhe vallë a e jeton Islamin?
Nuk e di vallë a u aka tërhequr vëmendjen apo jo, të falurit e namazit nuk na mundëson që ta kujtojmë shumë Allahun.Ajo çka na bënë që ta kujtojmë Allahun janë disa ngajrje të përjetuara.
O zog që je duke fluturuar mbi majën e kokës, çfarë ke të afër?
O krimbë që ec nëpër brendi të tokës, çfarë ke të afër?
O Botë që shëtit në univers dhe që I ke ngarkuar mbi supe mallet,detet,njerëzit dhe kafshët,çfarë ke tëafër?
Ata që nuk kanë asnjë të afër; në momentin kur ta kuptojë vetminë e tij dhe të mundohet të gjejë strehim tek Allahu., atëherë gjithëka bëhet e tij.
Një prind e thërrasin në një mexhlis (tubim).Pasi që hyn Brenda, kuptojnë se ai është lagur.Njëri nga ata thotë, “Jashtë është duke ra shi,pse nuk morët një ombrellë por u lagët?” Prindi përgjigjet në këtë mënyrë: “Do të ishte mire nëse merrja një obrellë, por unë erdha këndej duke u falënderuar që nuk ishte duke rën gur mbi kokën time, por ishte duke rënë shi”. Asgjë nuk ndodh jahstë vullnetit të Allahut xh.sh.Atëherë duhet falenderuar.Falënderimi zvoglon problemet nga një mijë, në një. “Nëse e gjen Atë që e ka dhënë problemin, dije se ke aritur kënaqësinë më të madhe!”..Ari merr vlerë në duart e artarit.Pasi që hyn në zjarr dhe pasi që goditet me çekiç,ari mer merr forma të reja dhe I ritet vlera.Ngjarjet që u kan ndodhur Pejgamberëve, kanë rritur nivelin e tyre.Edhe ne jemi ummeti (pasardhësit) e tyre. Çdo ngjarje dueht ta dime si rritje shkalle në nivelin e jetës tone shpirtërore.
Të “gurëzohesh” në Taif, të ngelësh i “uritur” në Medine dhe të “plagosësh” në Uhud,është sunnet…
| |
|