Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| Titulli: Zoti a është i kënaqur prej meje!!??... Sun 23 Jan 2011 - 11:06 | |
| Zoti a është i kënaqur prej meje??!!
Fjala sinqeritet don të thot kryerje të një pune vetëm e vetëm për të fituar pëlqimin e Allahut xh.sh. Vreshta nuk mund të pohoj se rrushi i takon asaj, poashtu njeriu nuk mund të pohoj se mendja është pron e tij. Shkenctari nuk mund të pohoj se shkenca është një gjë që e ka shpikur vet ai. Muslimani duhet ta shmang fjalën "unë" ose "mua", por në vend të kësaj më mirë të thot "ne" ose "Allahu". Poeti turk Nexhip Fazëll-i thot "Faji është i imi, unë jam nji murë që nuk tejkalohet", poashtu Bediuzzamani Said Nursi-u thot"Unë ashtu sikur që nuk e pëlqej veten,nuk i pëlqej edhe ata që më pëlqejn mua". Cdo njeri mundohet si e si që veten e tij tua pëlqej edhe të tjerëve, për ta arritur këte vishet bukur,thotë fjal të bukura, si dhe shtëpin e tij e rregullon sa më mirë që mundet, këte e bënë që vetëm e vetëm veten e tij tua pëlqej të tjerëve. Por muslimani që të pëlqehet tek Allahu xh.sh. tek ai kërkohet jo tesha e as shtëpia, por sinqeriteti,besimi dhe veprat e mira. Allahu xh.sh kur do ta merr në përgjegjësi njeriun në gjyqin suprem do ti drejtohet me këto fjal: O robi im cfar bër ti për mua? Robi do ti përgjigjet: O Zot unë për ty Fala namaz, agjërova, dhash zekat, bëra Haxhin etj. Allahu xh.sh. do ti thot: Ti fale namaz për tu treguar se je fetar! Agjërove për tu dobësuar! Dhe zekat për te thënë se je zemër gjërë! etj. Adhurimet që bëhen për të thënë, nuk kanë asnji pesh(sevap). Cdo vepër të cilin e bëjmë duhet të dijmë dhe të mendojmë se me këta vepra sa ne e kënaqim Allahun xh.sh. Tregohet nji rast kur nji njeri kish bërë shum ibadet, e kur del para Allahut xh.sh, Allahu xh.sh e pyet; O robi im a don të hish në Xhennet me mëshirën time apo me veprat e tua, njeriu i tha: O Zot dua të hij në xhennet me veprat e mia, Allahu xh.sh tha: Di masim veprat e tua dhe dhuntit e mia e te shohim se cilat peshojnë më shum, dhe kur i vun në kanatar vetëm syrin që ia kish dhuru Allahu xh.sh. njeriut peshoi më tepër se të gjitha veprat që ai i kishte punuar, ather njeriu tha: O Zot una gabova, dua të hij në Xhennet nga mëshira jote. Ne si besimtar duhet që të vazhdojmë ti zbatojm adhurimet, por nuk duhet të shpresojm shpëtim nga adhurimet që i bëjmë,por nga mëshira e Allahut xh.sh. Adhurimet tona nuk duhet të jen që ata të na fusin neve në Xhennet, ose të na mbrojnë nga zjarri i Xhehennemit, por vetëm e veëtm të jet i kënaqur Allahu xh.sh. me neve. Rabiatul Adevijje thuhet se pas cdo namzi që e ka falur i është drejtuar Allahut xh.sh. me këto fjal: O Zot ata që falin namazin vetëm e vetëm që të shpëtojn nga zjarri i Xhehennemit mbroj nga ai, ata që poashtu falin namazin që të meritojn Xhennetin mundësova, ndërsa unë e bëj këte sepse Ty e meriton, dhe vetëm e vetëm që Ty të jesh i kënaqur prej meje. Për forumin; islamieshtedrit.com. Përg: Mr. Uzeir Ibrahimi.
| |
|