Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Njeriu i lumtur është ai që është i kënaqur me caktimin e Allahut, qoftë i mirë apo i hidhur për të | |
Sa e ëmbël bëhet kjo jetë kur përpiqesh t`i harrosh mërzitë e kaluara, të mos imagjinosh pikëllimin e shqetësimin kur ende nuk të ka ardhur në derë.Ngrihu në mëngjes me një vullnet për një ditë të mirë, fshiji lotët nga ato faqe, buzëqesh se sot për ty lindi një ditë e re, e këndëshme dhe e bukur.Përkujto se kjo ditë ka afat të caktuar, shumë shpejt i vjen fillimi por edhe shumë shpejt mbaron, prandaj ti duhet t`i harrosh plagët e zemrës, mundohu ti shërosh me madhërimin e Allahut, jeto në orët e caktuara të kësaj dite se e djeshmja shkoi dhe u harrua kurse e nesërmja ende s`ka ardhur.Hapi sytë dhe shiko, ti je i lirë, ti po ec nëpër tokë të artë që Zoti e krijoi për ty që t`i dërgosh madhërime Atij që krijon për mrekulli.Shiko diellin që çdo ditë e ngroh botën, pra edhe ti ngrohe zemrën tënde me namaz e buzëqesh se bota ende për ty nuk ka mbaruar.Shijoje lumturinë duke qenë i kënaqur me caktimin e All-llahut,Zotit të Arshit Fisnik.Mere Kuranin në dorë dhe me kënaqësi shko në xhami, mundohu ta shohësh dhe ta dëgjosh shkëlqimin e tij, udhëzohu me fjalët e tij dhe do të shohësh se zemra do të nisë të dridhet nga një dashuri dhe sytë e tu do të jetë e kënaqur me All-llahun loto dhe pendohu se Zoti është Ai që të sheh kur ti i bie në sexhxhde dhe loton për mëkatet e tua, ai e dëgjon zërin tënd i cili dridhet duke iu lutur Atij, i përqafon duart e tua kur i shtrin për mëshirë. Vëllai im, Zoti ynë është i Mëshirshëm, falëndero që u linde në frymën e Islamit, në përkujtimin dhe madhërimin e All-llahut të Madh dhe që do të jesh pasues i Muhamedit s.a.v.s. Jeto se jeta vetëm një herë jetohet dhe për një çast harrohet. Jeto duke e madhëruar Allahun e Lartësuar, duke kërkuar ndihmë prej Tij, duke qenë i kënaqur m e caktimin e Tij që të quhesh "Besnik" te madhëria e All-llahut.
Jeto i lumtur duke i kapur dhe duke i kërkuar gjethet e lumturisë që pikojnë në afërsinë tënde por ti nuk i sheh.
Mesazhi i Temës: Caktimi i takon vetëm Allahut që është Sundimtari dhe Krijuesi më i Mëshirshëm.Këtë caktim askush nuk mund ta ndryshojë ose shkatërrojë, prandaj ji i kënaqur me caktimin e këtillë, që të quhesh njeriu më i lumtur në botë.
Shkrujti:Ilaz Salihi Marur nga Libri: "Këshilla për jetë të Lumtur' Autore:Hafsa Fetaji
| |
|