Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: 13 vjeçari ndjek tre universitete në të njejten kohe Thu 9 Feb 2012 - 10:12 | |
| Kouichi Cruz është një gjeni. Pasi ka mbaruar gjimnazin me nota të shkëlqyera, po ndjek në të njëjtën kohë tre universitete të ndryshme. Argjentinasi 13 vjeçar i cili jeton në provincën Cordova, ka arritur ta mbarojë me sukses vitin e parë të universitetit. I regjistruar në të njëjtën kohë në degët informatikë, shkenca ekonomi dhe inxhinieri informatike, ai ka marrë 15 provime nga 17 që kishte gjithsej. “Ishte pak e ndërlikuar të kombinoja oraret por mendoj se nuk dola keq” – ka thënë ai për shtypin. “Jemi shume krenar për te”- vazhdon mamaja e djaloshit. Kouichi (emër me origjinë japoneze) ka treguar që në moshe të hershme aftësi jashtë të zakonshmes. Në moshën dy vjeçare ai ishte i aftë të përdorte një mouse kompjuteri, në moshën tre vjeçare lexonte rrjedhshëm dhe në moshën katër vjeçare kishte një koeficient intelekti prej 145. Përveç të tjerash adoleshenti flet gjashte gjuhë (spanjisht, anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe japonisht) dhe ka mbaruar gjimnazin në moshën 12 vjeçare me mesatare 9/10. Që tani, Kouichi ka marrë propozime për pune nga disa kompani, por për momentin ai do t’iu përkushtohet studimeve. I pyetur për metodën e studimit, djali thotë se është shumë i vëmendshëm në klasë në mënyrë që të mos ketë shumë punë për të bërë kur të shkojë në shtëpi. | |
|