Mensur bin Amari tregon:
“Kam dëgjuar një njeri shumë adhurues, i cili falej natën e i drejtohej Allahut me këto fjalë:
“Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Tënde, me gjynahun tim nuk kam pasur për qëllim të të kundërshtoj Ty, e as t’i ekspozohem dënimit Tënd, as nuk jam i paditur dhe injorant në shembujt që ke dhënë, as nuk dëshiroj dënimin Tënd, as nuk nënvlerësoj shikimin Tënd, porse vetja ime më mashtroi e ndihmuar nga shoqëria ime, më mashtroi fakti që Ti mbulon dhe na fsheh mëkatin, prandaj të kundërshtova me injorancë dhe pa turp harxhova mund në këtë gjë.
Po tani, O Zoti im! Kush më shpëton prej dënimit Tënd? Me kë të lidhem nëse ti e shkëput lidhjen Tënde me mua? Oh mjerë për mua kur të qëndroj nesër para Teje, kur atyre që janë të lehtësuar nga pesha e mëkateve t’u thuhet “Kaloni!”
Ndërsa atyre që janë të rënduar me gjynahe t’u thuhet: “Bini poshtë.”
Oh për mua…! A do të jem me ata që do të kalojnë apo me ata që bien, O Zoti im! Mjerë për mua! Sa më shumë zgjaten ditët e mia, aq më shumë shtohen gjynahet. Mjerë për mua, sa më shumë shtohet mosha ime, aq më shumë shtohen fajet e mia! Për çfarë të pendohem më parë, cilin gjynah apo faj të lë? Ah, rinia ime si ke kaluar…”
| by: Biblioteka Familjare |