Po u sjellim shkurtimisht disa pika nga intervista e Gazetarit, Vedat Xhymshiti, në programin e mëngjesit të RTK-së, i cili flet për konfliktin 18 mujor në Siri, nga i cili ka raportuar për 4 muaj rresht:
1. “Kam parë që raportimet për luftën në Siri janë jo të mjaftueshme...”
2. “Kam hyrë ilegalisht në Siri, pasi autoritetet nuk më ka dhënë vizë për atje...”
3. “Civilët vriten përditë me armë nga më të lehtat e deri në më të rëndat, duke përfshirë edhe avionët e helikopterët...”
4. “Nuk ka siguri për askënd, e as për gazetarët...19 gazetarë të vrarë...”
5. “Pjesa Veriore e Sirisë në nivelin tokësor thuajse e çliruar...”
6. “Kam parë nga afër luftimet, fotografuar njerëz të pafajshëm të vrarë, spitale dhe qytete të shkatërruara, falimentim i forcave dhe mjeteve luftarake qeveritare.
7. “Sigurimi i gjërave elementare për jetë ishte jashtëzakonisht i vështirë...”
8. “Bombardohen pa kriter civilët me mitraloz helikopteri të ardhur nga Rusia...”
9. “Kam qenë pjesëmarrës në një ceremoni mortore të një gruaje të vrarë nga [milicia] Shabiha, pastaj ka ardhur një helikopter i cilët ka filluar të gjuaj me mitraloz. Kam shpëtuar duke u gjuajtur në një prej varreve, të cilat hapen disa – sipas traditës siriane – në raste varrimi. Shtatë persona që kanë qenë rreth meje janë vrarë...80 kanë vdekur në këtë ceremoni mortore...”
10. “Konflikti në Siri, po injorohet ndërkombëtarisht...është tragjedi dhe rast i komplikuar dhe përveç arsyeve politike dhe të tjera është ajo fetarja[ si kryesorja]...forcat qeveritare janë alevi[shii] e ato anti-qeveritare janë muslimanë sunni...kam intervistuar të burgosur qeveritar të arrestuar[nga ushtria e lirë Siriane]...ata rrëfejnë krimet dhe masakrat që kanë bërë, sa që njëri prej tyre me krenari thotë se ka vrarë 18 fëmijë, ka vrarë burra dhe ka dhunuar gra...kur u pyet për motivin se pse e ka bërë këtë, sepse - është e palogjikshme për të bërë diçka të tillë - ...për ta bërë këtë për qëllime njerëzore, financiare duhesh të jetë i çmendur...dhe sipas tij sa më shumë muslimanë sunnit vret fiton më shumë pika për të hyrë në xhennet, pastaj nuk kam mundur ta vazhdojë intervistën me të. Pastaj, kam intervistuar edhe disa të burgosur [alevit] të tjerë dhe motivi i tyre ka qenë fetar...ata disi sikur jetojnë për të vrarë musliman sunni...lufta është në terrenin fetar dhe kur lufta është në terrenin fetar është e pandalshme...
11. ...”Alevitë në intervistat dhe deklarata e tyre thonë se Zoti është riinkarnim në trupin e Presidentit të vendit, cilido qoftë ai, Bashar el-Asad apo ai i kaluari Hafiz el-Esadi[babai i Presidentit], i cili, po ashtu, është i njohur edhe më herët për krime kundër njerëzimit[muslimanëve sunni]. Ai[Hafiz el-Esed] po ashtu, ka shuar kryengritjet dhe protestat në vitet e 80ta...”
12. “Para disa dite, pasi që jam kthyer në Kosovë, kam kontaktuar me Skype me njërin prej kontakteve të mia, dhe duke folur, më tha prit se një avion po dëgjohet duke fluturuar sipër neve, pastaj ai iku...m’u lajmërua pas 6 orëve me një sms duke më thënë se kishte shpëtuar dhe avioni kishte bombarduar pikërisht në vendin ku qëndronte...”
13. “Nëse gjej mbështetje financiare, do ta hap një ekspozitë me fotot e marra, dhe pastaj prapë do të lëviz për në Siri, për informim të drejtë të shqiptarëve...”
14. Sipas statistikave 13% e popullatës janë alevi-shia, dhe vetëm pse ata kanë artileri dhe mendojnë ndryshe[fetarisht] nuk duhen lejuar për të bërë krime...”
Referenca: https://www.youtube.com/user/VUDi1986/videos
Burimi: www.islamifejaevertete.com