Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Si lutje Muhammedi a.s (Lutje te ndrysme) Fri 30 Apr 2010 - 18:24 | |
| I Dërguari i Allahut edhe në lutje nuk ka shok. Shprehjet dhe lutjet e tij janë tregues të logjikës së tij profetike, të dimensionit tejtokësor, të mendjes së tij dhe burim prej frymëzimit hyjnor...
Pejgamberi Muhammed (a.s) na mëson: “Para se të bini në shtrat, merrni abdes si për namaz dhe pastaj lutuni kështu: “Zoti im! T`u dorëzova me frikë (nga ndëshkimi yt) dhe shpresë (prej mëshirës Tënde), fytyrën nga Ti e ktheva, për punët Ty të porosita, shpinën tek Ti e mbështeta. Nuk ka mbështetje, nuk ka strehë tjetër veç Teje. I besova Librit që na zbrite, Pejgamberit që na e dërgove!”
“Zoti im! Më largo mua prej mëkateve të mia siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! Zoti im! Më pastro prej gabimeve siç pastrohet këmisha e bardhë prej papastërtisë!”
“Zoti im! Kërkoj prej Teje të gjitha gjërat e dobishme që i njoh e që s`i njoh, që janë dhuruar e do të dhurohen në të ardhmen ! Zoti im! Tek Ti mbështetem prej të gjitha sherreve që njoh e që s`njoh, që u kanë rënë njerëzve mbi kokë e që do t`u bien në të ardhmen!”
“Zoti im! Nuk kam thënë një fjalë, nuk kam bërë një betim, nuk kam dedikuar një gjë që të mos jetë dëshiruar më parë prej Teje! Ç`ke dëshiruar Ti, ajo ëhstë bërë dhe ç`nuk ke dëshiruar Ti, nuk është bërë! Fuqia është vetëm tek Ti dhe pa dyshim që Ty të mjafton fuqia për çdo gjë!
“Zoti im! Çdo lutje që kam bërë, le të jetë për atë që e ke mëshiruar Ti dhe çdo mallkim që kam bërë, le të bjerë mbi atë që ke malluar Ti! Ti je miku dhe kujdestari im në këtë botë dhe në botën tjetër; më bëj të vdes si musliman dhe më në fut mes robërve të Tu të mirë!”
“Zoti im! Duke pranuar të papriturat, por pa pësuar ndonjë dëm prej Teje dhe pa rënë nën goditjen e ndonjë intrige që do të më kthente nga rruga, kërkoj pas vdekjes të shijoj kënaqësinë e shikimit të bukurisë së një jete të qetë dhe kënaqësinë e bashkimit me Ty! Mbështetem tek Ti për të mos bërë armiqësi e për të mos rënë në nën armiqësi, për të mos bërë gabime dhe për të mos rënë në një mëkat të pafalshëm prej Teje!”
“Zoti im! Po më lë vetëm për vetëm me veten time, më ke shtyrë në dobësi, në nëvojtari, në gabime e në mëkate.
Unë i besoj vetëm mëshirës Tënde; m`i fal të gjitha mëkatet, sepse mëkatet vetëm Ti i fal! Ma prano pendesën , sepse Ti je që i pranon pendesat dhe je shumë mëshirues!”
“Zoti im! Mbrohem tek Ti nga dituria që s`jep dobi, nga zemra që s`dridhet, nga nefsi që nuk ngopet, nga lutja që s`mer përgjigje!”
“Zoti im! Kërkoj prej Teje vendosmëri në punën time, qëndrushmëri në rrugën e drejtë! Kërkoj të Të falenderoj për të mirat e Tua dhe të Të adhuroj mirë e bukur! Dua një gjuhë besnike dhe një zemër të pastër! Mbështetem tek Ti nga sherri i gjërave që di Ti! Prej Teje e këkroj dobinë e gjërave që di Ti! Pa dyshim, Ti je Njohësi i të Fshehtave!”
“Zoti im! Të lutem të më ndihmosh që të bëj punë të mira, që t`i braktis të këqijat dhe t`u dua të varfërit, të lutem të më falësh, të më mëshirosh dhe kur të dëshirosh për intrigën e njerëzve, të më mundësosh që të vdes pa u përfshirë nga intriga! Lus prej Teje dashurinë Tënde, dashurinë e të dashurve Tu dhe dashurinë e veprave që do të më ofronin te dashuria Jote!”
“Zoti im! Kërkoj prej Teje fillimin dhe fudnin e dobive, ato më të gjërat, të parat dhe të fundit, të dalluehsmet e të fshehtat si dhe gradën më të lartë të Xhenetit!”
“Zoti im! Na ndihmo të Të përmendim, të Të falednerojmë, dhe të Të adhurojmë bukur e mirë!”
“Zoti im!Lus pre teje rrugën e drejtë , ruajtjen nga mëkatet, nder dhe pasuri ndjesore!”
“Zoti im! Na e bëj fundin të mirë në të gjitha punët tona, na mbro nga turpërimi në këtë botë dhe nga ndëshkimi Yt në botën tjetër!” | |
|