Lutje drejtuar të Gjithmëshirshmit
O Allahu im, m’i fal të gjitha gjynahet të vogladhe të mëdhatë, të parët dhe të fundit, të dukshmetdhe të fshehtat!
O Allahu im, më fal, më mëshiro më udhëzo, dhemë furnizo me të mira dhe begati!O Allahu im, unë i kam bërë shumë padrejtësivetës sime dhe pranoj mëkatet e mia, prandaj m’i fal të gjitha mëkatet, sepse mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje!
O Allahu im, m’i fal të gjitha gjynahet të vogladhe të mëdhatë, te parët dhe të fundit, të dukshmetdhe të fshehtat, të cilat Ti i di më mirë sesa unë. Ti je i Pari dhe i Fundit, nuk ka tjetër që meriton tëadhurohet përveç Teje!
O Allah, më bëj që të mjaftohem me hallallin tëndnga haramet, më pasuro me dhuntinë tënde dhe mëbëj të mos kërkoj prej askujt tjetër përveç Teje!
O Allah, më ruaj nëpërmjet Islamit në të gjithagjenredjet, në këmbë, ulur e shtirë.O Allah mos i lejo armiqtë e mi të gëzohen me fatkeqësitë e mia.
O Allah, kërkoj nga Ti çdo tëmirë që thesaret e saj janë në dorën Tënde dhe kërkojmbrojtje nga çdo e keqe!O Allah, më bëj ta kuptoj këtë fe!
O Allah, më forco në fe, më udhëzo dhe bëje tëmundur që nëpërmjet meje të udhëzohen të tjerët!
O Allah, o Rrotullues dhe Udhëzues i zemravebëji, zemrat tona të bindura ndaj Teje!
O Allah, më ruaj që të mos shkoj në humbje dheaskush të mos më nxjerrë nga rruga e drejtë që tëmos rrëshqas nga e vërteta dhe askush të mos mëbëje të rrëshqas që të mos dëmtoj askënd dhe askush të mos më dëmtojë dhe askush të mos më injorojë!