Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Londer: Doktorët kanë të drejtë të vrasin bebet e sapolindura Fri 2 Mar 2012 - 9:51 | |
| LONDER-“Mjekët kanë të drejtë të vrasin foshnjet e sapolindura nëse ato lindin me probleme, apo thjesht nëse nënat e tyre nuk i dëshirojnë”. Kjo deklaratë e bëre nga Francesca Minerva, akademike në Universitetin e Oksofordit po trondit botën.
Minerva, profesore filozofe dhe eticist mjekësie argumenton se një bebe e sapoardhur në jetë nuk është një person i vërtetë, dhe vrasja pak ditë pas lindjes përbën një ndryshim shumë të vogël nga aborti në fetus.
‘Madje sipas saj dhe një bebeje të shëndetshme mund t’i pritet jeta në mes, nëse nëna e tij nuk ka mundësitë të kujdeset për të’, shkruan në artikullin që publikon Gazeta Mjekësore Britanike.
Kryeredaktori i Gazetës mbrojti botimin e artikullit duke thënë se e josh publikimi i një mendimi të tillë me argumenta sesa promovimi i një vlere të vecantë morale.
Por, artikulli ka shqetësuar dhe zemëruar kolege të Minervas që e përshkruan deklaratën e saj si trishtuese dhe si mbrojtje cnjerëzore e shkatërrimit të fëmijës. Ndërkohë doktoresha, bashkëpunëtore e kërkimeve në Oksoford ka marrë këto ditë telefonata me kërcënime për vdekje. “Pak ditë pasi doli artikulli, jeta ime u kthye në një ferr”, shprehet ajo. Minerva së bashku me kolegun, Giubilini të Universitetit të Milanos argumentojnë sesi një bebe në barkun e nënës apo dhe bebja e sapolindur nuk kanë shpresa, ëndrra, qëllime, nuk është një person konkret, dmth dikush me moral dhe të drejtë jete.
Artikulli ‘Pas Lindjes, Aborti, Pse duhet fëmija të jetojë’, thekson se të sjellësh në jetë fëmijë që më vonë do të jenë të paaftë për shkak të problemeve fizike jo vetëm do të ishte kosto për prindërit, por asnjë leverdi për njerëzimin. Artikulli sheh abortin si një zgjidhje për një fetus që nuk do ketë potencial të zhvillohet në jetë. | |
|