Një nënë shtatzënë nuk ka të drejtë dhe autoritet për të thënë: "Trupi është i imi, unë mund ta përdori atë ashtu si dua unë. Unë mund edhe të kem fëmijë e edhe të shpëtoj prej tij nëse dua unë"Në komentet e tij të para të polemikës së vazhdueshme mbi një amendament të mundshëm të ligjit mbi abortin në Turqi, kreu i drejtorisë për çështje fetare Mehmet Gërmez ka thënë se prindërit nuk kanë autoritet për t’i dhënë fund jetës së një fetusi meqë edhe fetusi ka të drejtën e vet për jetë.
Gërmez ndau pikëpamjet e tij mbi çështjen e shumë debatuar të abortit të hënën gjatë një takimi të myftinjve lokal. Duke thënë se në besimin islam prindërit nuk kanë “pronësinë” e fetusit, ai shtoi se ata nuk kanë të drejtë t’i japin fund jetës së fetusit.
“Pra, një nënë shtatzënë nuk ka të drejtë dhe autoritet për të thënë: 'Trupi është i imi, unë mund ta përdori atë ashtu si dua unë. Unë mund edhe të kem fëmijë e edhe të shpëtoj prej tij nëse dua unë'. Nëna nuk është pronari i vërtetë i fetusit që ajo bartë. Ajo nuk mund ta vras atë pa arsye. Asaj i është besuar kujdesi mbi të, dhe mbrojtja e tij duke e mbajtur atë të gjallë”, tha ai.
Megjithatë, Gërmez, duke theksuar animin e fesë islame kah nëna tha se: “në kundërshtim me mësimet katolike, kur një vendim duhet të merret në mes të (jetës/shëndetit) nënës dhe fetusit, Islami i kushton rëndësi shumë më të madhe shëndetit të nënës".
Diskutimet mbi abortin kanë dominuar agjendën e Turqisë në javët e fundit pasi që Erdogan shkaktoi zemërim në mes të grupeve të të drejtave të grave, ligjvënësve të opozitës, dhe kritikët e medieve, kur në dy raste ai mbajti fjalime të ndezura, në të cilat sulmoi abortin dhe lindjet cezariane si komplote ‘sekrete’ të dizajnuara për të ndaluar rritjen ekonomike të Turqisë. Ai iu referua abortit si vrasje, dhe tha se askush nuk ka të drejtë t’i aprovoj abortet.
Qeveria thotë se është duke punuar në një projektligj që thuhet se ka në plan të ulë kohën nga 10 javë në 4 javë të një shtatzënie, në të cilën abortet mund të konsiderohen legale. Aborti deri në javën e 10-të është i lejuar në Turqi që nga viti 1983.