Mediat
turke raportojnë se shefat e shtabit të ushtrisë ka dhënë dorëheqje.
Raportohet se bashkë me kreun e forcave të armatosura të Turqisë,
gjeneralin Isik Kosaner, dorëheqje kanë dhënë dhe krerët e forcave
ajrore, tokësore dhe detare.
Arsyet e dorëheqjeve të tyre nuk janë bërë të ditura. Tensionet mes
ushtrisë dhe qeverisë së kryeministrit Rexhep Tahir Erdogan kanë qenë të
larta në vitet e fundit. Këshilli Suprem Ushtarak pritet të mblidhet
në javën e ardhshme.
Qeveria dhe liderët ushtarakë po kërkojnë një marrëveshje kompromisi për disa emërime kyçe në takimin e ardhshëm./ora/