Shefi i shtabit të përgjithshëm turk gjenerali Nexhdet Ozel tha të martën se ushtria turke përpiqet të qëndroj larg nga të gjitha lëvizjet politike, dhe se Forcat e armatosura turke (TSK) janë ushtri e kombit turk.
Duke marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Presidenti turk Abdullah Gyl në Ankara, për të shënuar 90 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, Ozel ka thënë se ka kërcënime përgjatë kufirit turko- sirian, dhe se ushtria ka si prioritet mbrojtjen e territoreve turke. /mesazhi/