Policia ka zbuluar trupat e 18 burrave të ekzekutuar të cilët u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe u gjuajtën me plumba në kokë. Ngjarja ndodhi në një qytet pranë Bagdadit, duke qenë një prej sulmeve më vdekjeprurëse që u kryen përmes rrëmbimit.
Viktimat janë marrë nga shtëpitë e tyre të premten, nga burra të veshur uniforma ushtarake, thanë burimet policore. Dy nga rrëmbyesit ishin veshur si oficerë të ushtrisë.
Kufomat u gjetën të gruposura së bashku në një kopësht në Meshahda, rreth 32 km në veri të kryeqytetit të Irakut.
Vrasjet e tilla janë në rritje në Irak, ndërsa grabitësit e veshur si ushtarë shpesh kanë kryher vrasje të tilla në këtë zonë në veri të kryeqytetit. /mesazhi/