Së paku 22 persona, duke përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë sot nga sulmet ajrore të ushtrisë siriane në rrethet e Aleppos. Lajmin e konfirmoi një grup i të drejtave të njeriut.
"Në sulmet shpërthyese të cilat ndodhën mbi rajonet Sakhur, Ard el - Hamra dhe Haydariyeh, janë vrarë 22 vetë, në mesin e tyre 14 fëmijë dhe një djalë 18 vjeçar," tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Aktivistët sirianë thanë se forcat e armatosura përdorën helikopterë për të sulmuar civilët, ndërsa zonat ishin bastione të sigurta të çlirimtarëve.
Observatori tha gjithashtu se numri i njerëzve të vrarë në periferi të Damaskut gjatë ditës së djeshme është rritur në 28.
Ndërkohë, sot zyrtarët e OKB-së vizituan Damaskun për të diskutuar metodat për të ndihmuar popullatën vendase që të mbijetojnë dimrin e sivjetmë.
Sipas OKB-së, lufta në Siri deri tani ka lënë mbi 120.000 viktima, dhe ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në dekada. /mesazhi/