Bombat me fuçi të hedhura nga ushtria siriane në qytetin Al-Bab të Halepit kanë lënë të vrarë të paktën 15 vetë, dhe kanë plagosur shumë të tjerë, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Të paktën 15 vetë janë vrarë kur një helikopter i Forcave Ajrore Siriane ka hedhur bomba me fuçi në qytetin Al-Bab të Halepit të dielën. Nga këto sulme në Al-Bab, e cila është nën kontroll të forcave opozitare, ka lënë të plagosur shumë njerëz duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Burimet bëjnë të ditur se gjendja e disa prej të plagosurve është kritike.
Këshilli i Përgjithshëm Revolucionar i Sirisë e konfirmoi sulmin me bomba me fuçi, dhe deklaroi se trupat e shumë grave dhe fëmijëve u nxorrën nga mbeturinat e ndërtesave të shkatërruara./mesazhi/