Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Halep, regjimi i Asad hedhë 2.500 bomba fuçi, rreth 2000 viktima | |
- Instituti Sirian për Drejtësisë ka thënë se 2.500 bomba fuçi janë hedhur nga regjimi sirian në Halep vetëm në 6 muajt e kaluar, duke vrarë 1,849 civilë, duke përfshirë 249 fëmijë dhe 519 gra. Zëdhënësi Komiteti Koordinues, Yasir Ahmed tha për Anadolu Agency se të dhënat janë mbledhur që prej 22 shkurtit, dhe akuzoi liderin e regjimit Bashar al-Asad për shkatërrimin sistematik të Halepit, ku targetohen tregjet dhe vendet e mbushura me njerëz. Ai gjithashtu tha se 80% e vendeve historike në qytet janë dëmtuar dhe se shumë njerëz ishin larguar nga shtëpitë e tyre. Përdorimi i bombave fuçi njihet ndërkombëtarisht si krim lufte. Mbi 200.000 persona besohet të kenë humbur jetën tash e tre vjet në luftën siriane, ku protestat anti Asad u shtypën dhunshëm, duke nxitur revolucion. "Pranvera arabe" e Sirisë nuk u ka ngjasuar revolucioneve në vendet fqinje, por përkundrazi degjeneroi në konflikt të armatosur, ku si pasojë e grupeve ekstremisteve si ISIL, lufta për rrëzimin e Asadit është kthyer në luftë për marrje territoresh, për hirë të së cilave nuk kursehen as civilët. /mesazhi/:
| |
|