Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Siri, të paktën 133,000 të vrarë nga regjimi i Bashar Al Asad | |
- Më shumë se 133,000 vetë u vranë në sulme të regjimit sirian kundër forcave opozitare që nga fillimi i konfliktit në mars 2011, njofton një grup për të drejtat e njeriut me bazë në Londër. "133.586 vetë, duke përfshirë 15.149 fëmijë dhe 13.695 gra, janë vrarë në operacionet ajrore dhe tokësore që prej Marsit 2011 nga regjimi i presidentit Bashar al-Asadit në zonat e udhëhequra nga opozita në të gjithë Sirinë, dhe rreth 4.892 janë torturuar për vdekje. Këto shifra u bënë të ditura nga Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në raportin e tij të fundit. Në raportin e SNHR-së, një fëmijë u vra çdo dy orë, një grua u vra çdo tre orë dhe rreth 100 njerëz janë vrarë çdo ditë në Siri nga forcat e regjimit. Siria ka qenë e kapluar nga luftimet thuajse konstante që kur regjimi filloi një goditje të dhunshme në përgjigje të protestave anti-qeveritare në mars 2011, duke shkaktuar një konflikt, i cili ka degjeneruar në luftë civile. OKB-ja ka ndaluar përditësimin e numrit të vdekjeve për shkak të vështirësive në verifikimin e viktimave. Të paktën 100.000 vdekje janë regjistruar në numërimin e fundit në korrik 2013. /mesazhi/:
| |
|