Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] ISIS sulmon bazat e regjimit të Bashar Al Asad | |
- Militantët e ISIS sulmuan një bazë ajrore në verilindje të Sirisë, duke marrë nën kontroll pjesë të kësaj baze, që dikur ishte nën kontroll nga forcat e regjimit të Bashar Al Asad. Baza ajrore në Tabqa, rreth 40 km në lindje të qytetit të Raka, është baza e fundit e ushtrisë siriane në këtë zonë të kontrolluar nga grupi ISIS, i cili ka konfiskuar zona të mëdha në muajt e fundit. Përleshje të ashpra janë raportuar ndërmjet luftëtarëve të Isil dhe forcave qeveritare, njofton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Të paktën 100 militant të ISIS janë vrarë që nga e marta, kur grupi u sulmua në bazën e tij. Ushtria e regjimit sirian ka dërguar përforcime në bazë për të luftuar ISIS-in, i cili kontrollon afërsisht një të tretën e veriut dhe lindjes së Sirisë. Qyteti i Raka në lumin Eufrat është bastion i ISIS-it. Grupi që dikur ishte degë radikale e Al Kaedës, ka marrë tre baza ushtarake siriane në zonë vetëm në javët e fundit. Në perëndim, grupi u tërhoq nga zona të kontrolluara jashtë qytetit sirian të Homs, dhe u tërhoq në lindje pas sulmeve nga luftëtarët rival. /mesazhi/:
| |
|