Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Afganistani: Burgje sekrete në bazat e SHBA | |
- Qeveria e presidentit Hamid Karzai ka akuzuar ushtrinë amerikane dhe atë britanike për krijimin e burgjeve të fshehta në Afganistan, një akuzë që mund të dëmtojë marrëdhëniet me Perëndimit. Karzai ka ngritur një komision për shqyrtimin e fakteve në lidhje me këtë çështje. Gjatë ditës së martë autoritetet vendase kanë gjetur 6 qendra paraburgimi. Sipas marrëveshjeve të ndaluarit duhet të vuajnë dënimin në burgjet afgane. Një anëtar i komisionin bëri të ditur se 2 nga burgjet ishin nën kontrollin e ushtarëve britanikë në kampin Bastion në provincën Helmand, ndërsa një tjetër nën kontrollin e amerikanëve. “Burgjet janë në kundërshtim të plotë me atë që presidenti ka kërkuar, ku të huajt nuk mund të kenë kontroll mbi burgjet ose të hetojnë të burgosurit”, ka thënë Abdul Shokur Dadras, një anëtar i komisionit të ngritur lidhur me këtë problem. Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja ka thënë se qeveria vendase është në dijeni për këto objekte dhe se ato janë përdorur për mbajtjen e të paraburgosurve deri në 96 orë, pasi ata janë ndaluar. Ndërkohë një tjetër zyrtar afgan ka thënë se një i burgosur ishte mbajtur në këto objekte rreth 2 vjet e gjysmë. “Kjo është një shkelje e qartë e sovranitetit dhe ligjeve afgane, mbi këtë çështje kemi qenë në kontakt të drejtpërdrejt me zyrtarët amerikanë dhe britanikë ”, tha Dadras:
| |
|