Shtëpia e Bardhë thotë se bisedimet e Iranit me fuqitë botërore mbi programin bërthamor tregojnë “një nivel serioziteti që nuk është vërejtur më parë”.
Komentet e zëdhënësit Jay Carney u bënë pak pasi bisedimet në Gjenevë mes Teheranit dhe pesë vendeve, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë, përfunduan me nota optimiste nga të dyja palët. Bisedime të mëtejshme mes palëve janë planifikuar më 7 nëntor. Megjithatë, shtoi Carney, nuk mund të pritet zgjidhje e menjëhershme e ngërqit dekador mes dy vendeve.