13 persona në mesin e tyre edhe një fëmijë 4 vjeqar kanë humbur jeten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e motit të keq që po godet vendin. Situata është alarmante në Nju Meksiko, Kaliforni, Oklahoma, Teksas dhe Arizonë.
Incidentet e shumta kanë qenë të shkaktuara nga reshjet e dëborës, akulli dhe shirat. Në Arizonë zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shpëtuar një person që ishte rrëmbyer nga rrjedha e lumit Santa Kruz, i cili është rritur shumë gjatë këtyre orëve. Në Nevada niveli i dëborës ka bërë që të ndërpriten përkohësisht rrugët e komunikimit.
Sipas metereologëve moti i keq do të zgjasë edhe disa ditë dhe do të shtrihet në lindje por do të godasë edhe jugun e vendit drejt Atlantikut.
Ndërkohë shumë rrugë jane mbyllur për shkak të problemeve në transport./mesazhi/