Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Nju Jork, 13 viktima nga stuhia e bores | |
- NEW YORK (AA) - Numri i të vdekurve nga stuhia e borës që goditi New Yorkun është rritur në 13 njerëz, sipas Anadolu Agency (AA). Stuhia ka sjell sasi të mëdha bore, e cila veçanërisht në Buffalo ka shkaktuar shembjen e kulmeve në disa ndërtesa. Në disa pjesë të këtij rajoni vdiqën 13 persona. Ekipet e Shpëtim dhe ata pjestarët e Gardës Kombëtare janë duke punuar për të ndihmuar popullin e zonës ku ndodhi stuhia, ndërsa siç thuhet, shumica e personave që humbën jetën janë të pastrehë dhe të moshuar. Sipas ekspertëve meteorologjik, sasia e reshjeve të borës në veri dhe perëndim të New York City është më e madhja e regjistruar që nga 1976. Kryetari i Bashkisë së New York-ut Andrew Cuomo ndodhet në Buffalo, për të ndjekur ngaafër situatën në lidhje me rrëzimin e kulmeve në rreth 30 ndërtesa. Ai tha se situata aktuale është konkretisht çështje e jetë a vdekje. Cuomo shpjegoi se në të gjithë rajonin aktualisht janë mbyllur rreth 225 kilometra rrugë. Sipas tij, shkrirja e borës mund të shkaktoj përmbytje dhe se kanë filluar të marrin hapa që të parandalohen fatkeqësi të reja në këtë rajon. Gjithashtu janë anuluar edhe ndeshjet në ligën amerikane të futbollit (NFL) në verilindje të Shteteve të Bashkuara./aa/:
| |
|