Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Pakistan, 30 viktima nga përmbytjet | |
- PAKISTAN (AA) – Nga përmbytjet e furishme kanë vdekur 30 persona në veriperëndim të Pakistanit në gjashtë ditët e fundit, ndërsa ekspertë të motit kanë dhënë alarmin për shira të rrëmbyeshëm që mund të bien të dielën, raporton Anadolu Agency (AA). Ekipet e shpëtimit gjetën 11 trupa në periferi të luginës turistike Chitral, i cili shtrihet në kufirin afgan, dhe është zona më e goditur nga përmbytjet, tha policia të shtunën. Rrufeja goditi një grup njerëzish të cilët ishin në kërkim të vendeve më të sigurta, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë. Sipas Autoriteteve Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), mbi 350 mijë persona janë bllokuar në pjesë të ndryshme të Chitral si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Helikopterët e ushtrisë pakistaneze evakuuan mbi 200 persona, kryesisht fëmijë dhe gra, nga pjesë të ndryshme të Chitral të shtunën, thuhej në një deklaratë të ushtrisë. Mbi 3 mijë e 500 banorë u larguan nga disa pjesë periferike të rajonit verilindor Rajanpur pas paralajmërimeve për përmbytje të lëshuara nga autoritetet, raportoi televizioni lokal Geo TV. Mijëra të tjerë janë larguar tashmë drejt qyteteve fqinje më të sigurta të Layyah, Bhakkar, DG Khan dhe Muzaffargarh. Disa shtëpi, ura dhe rrugë janë përmbytur në rajonin verior të Gilgit-Baltistanit, thekson NDMA. Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë dëmtuar të paktën dy stacione të energjisë duke lënë një pjesë të madhe të rajonit pa energji elektrike.:
| |
|