Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Nju-Jork, një mjek diagnostikohet me Ebola | |
- Një mjek që është kthyer së fundmi në Nju-Jork pas trajtimit të pacientëve me Ebola në Afrikën Perëndimore ka dalë pozitiv për virusin. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht ditën e enjte, raporton “The Wall Street Journal”. Zyrtarët thanë se ky lajm çon në nevojën për ngritjen e një fronti të ri në përpjekjet kombëtare për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse. Ngjarja Craig Spencer, një mjek 33-vjeçar që ka pnuar për “Doktorë pa Kufij” në Guine, deri para kthimit në SHBA një javë më parë, është pacienti i katërt që diagnostikohet me Ebola në SHBA dhe i nënti që trajtohet në vend. Ai telefonoi Departamentin e Shëndetit dhe Higjienës Mendore në Nju-Jork rreth orës 11:52 paradite (me orën lokale) dhe raportoi se kishte probleme gastointenstinale dhe ethe. Spenser diagnostikohet me Ebola tre javë më vonë se Thomas Eric Duncan, i cili ishte personi i parë i diagnostikuar me virusin në tokën amerikane, që, fatkeqësisht vdiq në 8 tetor. Diagnostikimi i mëvonshëm i dy infermiereve që trajtuan Duncan i shtoi shqetësimet për sistemin mjekësor në vend, i cili nuk ishte mjaftueshëm i pajisur me mjete për t’i vënë fre virusit që ka marrë jetën e 4900 njerëzve. Masat ndaj virusit Zyrtarë të Departamentit të Shëndetësisë janë angazhuar në zbulimin e personave të tjerë që mund të kenë pasur kontakt me mjekun e infektuar me Ebola. Komisionerja e Departamentit të Shëndetësisë tha se kishte pasur kontakte vetëm me dy miq dhe të fejuarën e mjekut, të cilët tani janë izoluar për më shumë analiza. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që lufta kundër virusit të vazhdojë të përqendrohet në vendet e Afrikës për të parandaluar përhapjen globale të epidemisë. Ndërsa Bashkimi Europian ka vendosur të japë 31 milionë dollarë për kërkime shkencore në luftën kundër virusit vdekjeprurës.:
| |
|