Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Mogerini: Kurre nuk kemi qenë më afër marrëveshjes me Iranin | |
- Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit Pesë plus Një nuk ka qenë asnjëherë më afër se aktualisht. Kështu ka deklaruar shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogherini nga Lozana e Zvicrës, teksa sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif prej disa ditësh po përpiqen të arrijnë një marrëveshje paraprake deri më 31 mars, afati i fundit i vendosur nga palët. Mogherini tha se boshllëqet e mbetura me shumë gjasa do të tejkalohen gjatë fundjavës së ardhshme. “Siç edhe ju e dini, ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër një marrëveshje, por ende kemi disa pika kritike që duhet të zgjidhen dhe do të punojmë gjatë fundjavës për të kapërcyer mangësitë. Nuk do të merrem me detajet e negociatave, nuk është koha e duhur për të bërë këtë gjë, por besoj se do të arrijmë ta bëjmë në ditët e ardhshme, nesër ose pasnesër, tha Mogherini pasi mbërriti në Lozanë Por gjithsesi, edhe pse hendeqet sipas zyrtarëve janë në minorancë, kanë ende fuqi të thyejnë marrëveshjen e prezumuar. Zarif thotë se gjashtë fuqitë – Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina , janë ato që duhet të pranojnë kompromisin. Nga ana tjetër grupi pesë plus një i lë topin iranit, duek u shprehur se irani duhet të bëjë kompromin me pikat e mbetura, të cilat kanë krijuar ngërcin e bisedimeve.:
| |
|