Banka Qendrore e Sirisë tha se linjë kreditore prej 1 miliard dollarësh është siguruar Irani. Mediat arabe raportuan se këto të holla do të ndihmojnë furnizimin e mëtutjeshëm më armë. Sipas tyre, pozita e regjimit të Asad është dobësuar, pasi SHBA-ja vendosi për ti ndihmuar ushtarët çlirimtarë të cilët po luftojnë kundër presidentit Bashar al-Asad.
Sipas medieve shtetërore te regjimit, Banka Qendrore ka ngritur një mekanizëm për të përdorur kredinë dhe për të financuar një pjesë të madhe të nevojave të tregut lokal, i cili do të kontribuojë në uljen e presionit mbi normën e këmbimit valutor. Por mediat kanë raportuar njëzëri se qëllimi i vetëm i kredisë është blerja e armatimit të sofistikuar për të sulmuar zonat që janë në posedim të çlirimtarëve.
Irani është një aleat i vjetër i dinastisë Asad, që ka sunduar Sirinë për më shumë se katër dekada. Ndërsa Hizbullahu, një grup i armatosur libanez i mbështetur nga Irani, është duke luftuar me forcat e presidentit kundër çlirimtarëve në një luftë civile që ka rrënuar vendin.