Zëvendëskryeministri i Turqisë Bekir Bozda në fjalën që mbajti në një mbledhje për bashkëpunimin e pushteteve vendore tha se Turqia është kthyer në një vend që vrapon në ndihmë të të gjithë atyre që kanë nevojë. Në Këzëllxhahamam (Kızılcahaman) dje u mbajt mbledhja e Bashkëpunimit Ndërmjet Bashkive të Botës Turke. Zëvendëskryeministri Bekir Bozda në fjalën që mbajti në këtë aktivitet tha se Turqia është kthyer në një vend që vrapon në ndihmë të të gjithë atyre që kanë nevojë. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) është ‘fuqia e butë’ e Turqisë në botë, u shpreh Bozda dhe nënvizoi rolin e TRT-së ne rritjen e ndikimit të Turqisë. Zëvendëskryeministri Bozda theksoi se bashkitë dhe komunat kanë marrë përsipër një mision historik. Trashëgimia e Turqisë ndodhet në të katër anët e botës, cilësoi Bozda dhe shtoi: “Kur shikoj veprat e restauruara gjatë ceremonive të përurimit gjej shansin të mburrem dhe krenohem edhe një herë edhe për bashkitë tona që kanë kontribuar në bërjen e restaurimit, por edhe për pasuritë që na kanë lënë të parët tanë”. Turqia sot ndodhet pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë, nënvizoi zëvendëskryeministri Bozda dhe duke dhënë shembuj me ndihmat që ka dërguar përherë Turqia për ata që përballen me vështirësi në Somali, Sudan dhe Siri tha se “po ta krahasojmë Turqinë e djeshme me atë të sotmen, shikojmë se nga Turqia nga një vend që vitin 2002 bënte 34 milionë ndihma, sot ka arritur të jetë një vend që bën në vit 2 miliardë ndihma”. Agjencinë e TIKA-s zëvendëskryeministri Bozda e cilësoi si ‘fuqinë e butë’ të Turqisë në botë dhe vuri theksin në ndikimin e TRT-së. “Kanalet e reja televizive TRT Turk, TRT Avaz, TRT Arabisht, TRT Kurde janë disa hapat e tjerë seriozë që kemi hedhur në këtë kontekst”, nënvizoi Bozda.[justify]