Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Banka HSBC, 1 miliardë dollarë garanci per mbrojtje nga skandali | |
- Autoritetet franceze kanë urdhëruar bankën HSBC Holdings të paguaj 1 miliardë euro si garanci për mbrojtje, pasi kjo bankë po akuzohet se ka ndihmuar mijëra klientë për të shmangur taksat. HSBC, e cila eshte banka e dyte me e madhe ne bote, dyshohet se u ka mundesuar klienteve nga e gjithe bota, duke perfshire artiste, politikan, diktator, sportist dhe personalitete te tjera te pasura, te fshehin tatimet e tyre. Dyshohet se ky skandal u zhvillua gjate viteve 2006 dhe 2007. Banka e quajti vendimin per depozitim si te pajustifikuar dhe te tepruar, si dhe "pa bazë ligjore." Rreth pesë muaj më parë, krahu zvicerane i HSBC është vënë nën hetim formal nga ana e magjistratëve francez. Në muajin shkurt te ketij viti, u zbulua se rreth 180 miliardë € kanë kaluar nëpërmjet llogarive të mbajtura nga më shumë se 100,000 klientë dhe 20.000 kompani, para per te cilat jane shmangur tatimet. Skandali i quajtur "rrjedhja më e madhe në historinë bankare", nuk mbaron me kaq. Kjo banke ka siguruar dhe mbajtur parate e kompanive qe prodhojne arme qe dergohen ne Afrike, ku shkeljet e te drejtave te njeriut jane te paimagjinueshme. HSBC poashtu ka siguruar parate e "diktatorëve te botës së tretë" te cilet jane te zhytur ne pasuri, ndersa vendet e tyre kane shkallen me te larte te vdekjeve nga uria. Shume nga klientet e paligjshem te HSBC ishin tregtar te diamanteve apo mjeteve te tjera me vlere, tatimet e te cilave nuk jane paguar. /MESAZHI/:
| |
|