Emiratet
e Bashkuara Arabe kanë njoftuar një ndihmë prej tre miliardë dollarë
për Egjiptin, me rastin e një vizite të kryeministrit egjiptian Essam
Sharaf, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ”WAM”.
Sipas agjencisë, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh
Khalifa ben Zayed Al Nahyane, ka vendosur të krijojë një fond që mban
emrin e tij me një shumë prej 1.5 miliardë dollarësh, me qëllim
“mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, në mënyrë që “të
krijohen vende pune për të rinjtë egjiptianë”.
Sheikh Khalifa urdhëroi gjithashtu akordimin Egjiptit të një granti
prej 750 milionë dollarësh për “zhvillimin e projekteve të
infrastrukturës dhe ndërtimit”.
Një shumë e ngjashme do të ndahet në kredi me kushte të favorshme për projekte të tjera./trt/