Emiratet e Bashkuara Arabe kanë publikuar një listë me organizatat të cilat janë shpallur si organizatat terroriste. Kjo listë nuk i përfshin vetëm grupet xhihadiste, por është më gjithëpërfshirëse, ku përfshihen edhe shumë organizata humanitare. Habitë fakti se në këtë listë është përfshirë edhe Unioni i Dijetarëve Musliman me seli në Doha, kryetarë i të cilit është dijetari i njohur Jusuf El-Kardavi. Thelbi i këtij qëndrimi është se ky Union që nga fillimi ka përkrah të gjitha revolucionet arabe dhe ka kundërshtuar ashpër Grushtetin në Egjipt, mes financuesve të cilit janë edhe Emiratet, njofton saff.ba.
Duhet të theksojmë se anëtarë të këtij Unioni janë një numër i madh i dijetarëve botërorë musliman, mes të cilëve mund të përmendim, shejh Jusuf El-Kardavin, Ali Kardagi, shejh Selman El-Avde, Muhamed El-Arifi, Muhamed Ali Sallabi, Sallah Sulltan, Muhamed Dedew, dhe shumë të tjerë.
Në njoftimin e tyre zyrtarë Unioni i Dijetarëve Musliman ka shpreh habinë e tyre me këtë veprim të Emirateve, duke hedhur poshtë vendimin që e ka marrë ky vend arab. “Unioni i Dijetarëve Musliman ka pranuar lajmin e vendosje së këtij Unioni në listën e organizatave terroriste ku bëjnë pjesë edhe shumë organizata humanitare të cilat janë të njohura për humanitetin dhe mendimin e moderuar të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë janë lënë jashtë organizatat që me vetëdije marrin pjesë në aktivitete terroriste, thuhet në njoftimin e Unionit të Dijetarëve Musliman.
Krahas hedhjes poshtë të këtij vendimi, Unioni ka vënë në dukje se gjatë dhjetë viteve të ekzistencës ka punuar në promovimin e rrugës mesatare të islamit, duke kundërshtuar të gjitha format e ekstremizmit, ekzagjerimit dhe terrorizmit.
Unioni botërorë i dijetarëve Muslimanë u ka bërë thirrje Emirateve ta rishikojnë këtë vendim.
(Breziiri)