Qindra mijëra evropianë janë duke vepruar vullnetarisht si mercenarë të ushtrisë izraelite, dhe marrim pjesë në vrasjen e civilëve palestinezë.
Grupi për të drejtat e njeriut “Euro - Mid Observer” ka botuar një raport të plotë që konfirmon këto pretendime, ku paraqiten fakte se vullnetarët evropian kanë kryer vrasjen e grave dhe fëmijëve në Rripin e Gazës.
Vullnetarët janë rekrutuar nga grupet sioniste, djathtiste, hebraike dhe të krishtera. Një grup i veçantë në Londër, i quajtur Mahal, ka rekrutuar vullnetarë tashmë një dekadë.
Middle East Monitor citoi një deklaratë nga Euro- Mid e cila thotë se "organizatat kanë si pikësynim grupet e të rinjve meshkuj nën moshën 24 vjeçare dhe femrat nën 21 vjeç. Ata dërgohen në Izrael nëpërmjet programeve edukative që zgjasin deri 18 muaj, duke shtuar se "mijëra vullnetarë nga rreth 40 shtete, kryesisht nga Evropa, janë bashkuar me ushtrinë izraelite.
Një tjetër organizatë me bazë në Norvegji me sa duket është duke u ofruar vullnetarëve apartamente, të holla dhe bileta të kthimit në shtëpi çdo vit. Vetëm në Norvegji, kjo Organizatë besohet se ka rekrutuar deri në 5.000 njerëz .
Një video e lëshuar nga Euro- Mid tregon një grua ukrainase e cila pranon të flasë para kamerave, ku ajo pranon se ka vullnetarë në ushtrinë izraelite që vranë fëmijë palestinezë. Nëse deklaratat e saj provohen se janë të vërteta, ky shërbim rekrutimi do të jetë shkelje e së drejtës ndërkombëtare. /mesazhi/