Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Erdogan: Jap dorëheqje nga politika nëse nuk fiton partia ime | |
- Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan ka thënë se do të lërë politikën në qoftë se partia e tij nuk do të dalë e para në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 30 mars. “Nëse partia ime nuk do të dalë e para në zgjedhjet komunale, unë jam i gatshëm të jap dorëheqje nga politika,” ka thënë Erdogan para gazetarëve. Ai gjatë takimit me gazetarë theksoi lirinë e mediave si tregues i demokratizimit në Turqi. “Numri i kanaleve të mediave vendase është rritur nga 2.000 sa ishin në vitin 2002 në më shumë se 4.000 në vitin 2011, sipas statistikave. Kjo është një shenjë e qartë e demokratizimit në Turqi për shkak se gjendja e mediave është tregues i demokracisë së një shteti,” ka thënë Erdogan. Duke folur për lirinë e shtypit, Erdogan tha se Turqia nuk është kundër lirisë së medias, por është kundër mjeteve të paligjshme dhe përpjekjeve të caktuara nga mediat. Që nga ardhja në pushtet në vitin 2002, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) nuk ka humbur në asnjë palë zgjedhje të mbajtura./mesazhi/:
| |
|