Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Partia e Mubarakut synon rikthimin | |
- Partia Kombëtare Demokratike e Egjiptit (Partia e ish-diktatorit Husni Mubarak) ka bërë kërkesë para Gjykatës Administrative së Shtetit që kjo parti të lejohet të kthehen në jetën politike. Kërkesa erdhi pasi një gjykatë hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër ish-diktatorit Husni Mubarak dhe figurave të tjera të partisë. Juristi Khalid Hassan Al-Jundi cili ngriti kërkesë ndaj Gjykatës, tha se lirimi i Mubarak dëshmon se partia e tij duhet të kthehet në politikë. Al-Jundi pohoi se që nga shpërbërja e Partisë Demokratike Kombëtare, asnjë anëtar nuk ka bërë thirrje për shkatërrimin e Egjiptit, prishjen e institucioneve shtetërore apo shkelje të ligjit dhe rendit publik; në vend të kësaj ata të gjithë të respektuar ligjin dhe kanë pranuar aktgjykimin. Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se bizneset madhore, dhjetëra ministra dhe figura të shquara publike përkrahin në heshtje ish diktatorin, i cili për 30 vite u ka siguruar garanci atyre, dhe ka sunduar me grusht të hekurt vendin duke eliminuar rivalët politik dhe mendimin e lirë. /mesazhi/:
| |
|